Informacion i rëndësishëm për tatimpaguesit që për herë të parë hyjnë në skemën e TVSH-së

Publikuar tek: ekonomi, më 12:41 25-01-2018 Informacion i rëndësishëm për tatimpaguesit që për herë të parë hyjnë në skemën e TVSH-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon një fletëpalosje udhëzuese posaçërisht për biznesin e vogël që do të përfshihet në skemën e TVSH-së.

Çdo tatimpagues i interesuar për të mësuar më shumë mbi kuadrin ligjor, detyrimet që rrjedhin prej tij, afatet e deklarimit etj, do ta gjejë së shpejti në sportelet e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka në vëmendje të veçantë, këtë kategori tatimpaguesish që do të përfshihet rishtaz në skemën e TVSH-së si pasojë e realizimit të një qarkullimi në kufirin prej 2 milion lekësh.

DPT synon që përmes informimit dhe asistencës së vazhdueshme, ndryshimi i përgjegjësisë tatimore për këta tatimpagues të kryhet pa asnjë kosto administrative për biznesin.

TVSH_Tatimpaguesit_e_Biznesit_të_Vogël-page-001.jpg

TVSH_Tatimpaguesit_e_Biznesit_të_Vogël-page-002.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023991823196411
array(1) { ["section"]=> string(96) "informacion-i-rendesishem-per-tatimpaguesit-qe-per-here-te-pare-hyjne-ne-skemen-e-tvsh-se-107866" }