Informaliteti/ “Ankesat, qarjet, njerëzit s’kanë mundësi”?! Ja çfarë thotë Rama për këtë

Publikuar tek: politike, më 11:44 09-11-2015 Informaliteti/ “Ankesat, qarjet, njerëzit s’kanë mundësi”?! Ja çfarë thotë Rama për këtë Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Rama ka mbajtur sot sërish një fjalim mbi operacionin kundër informalitetit dhe rezultatet e tij. Rama është i mendimit se “të qarat” dhe kërkesat për shtyrje të këtij operacioni janë subjekt i së kaluarës.

“Ankesat, qarjet,propagandimet, shtyrje për nesër se njërëzit s’kanë mundësi  janë shprehje të inercisë të së kaluarës. Raporti ynë me të kaluarën na shtyn të veprojmë në çdo sektor. Faktikisht, sot jemi në kushtet kur kompanive serioze dhe biznesit legjitim po i krijojmë hapësirën e konkurrencës së lirë duke e mbrojtur nga konkurrenca e pandershme”, tha Rama.

“Nuk jemi në momentin kur mund të flasim për rezultatin përfundimtar por jemi për të thënë çfarë bëmë, çfarë po bëjmë dhe ku do mbërrijmë me gjërat që po bëjnë.

Ka patur një artikulim të vazhdushëm se lufta kundër informalitetit  cënon interesin e biznesit por këtë e thonë vetëm ata që janë pajtuar me informalitetin.

Informaliteti është kurthi për biznesin dhe ekonominë e një vendi, sa më i madh informaliteti aq më i madh kurthi. Është e sigurtë që operacioni po jep rezultate të konsiderueshme.

Për të parën herë energjia nuk ka qenë më një problem. Për herë të parë qeveria shqiptare nuk ka qenë përballë të nesërmes me barrën e tmerrshme të borxheve dhe pamundëisë për të financuar sektorin e energjisë. Dhe po njësoj do jemi kur ky operacion të ketë dhënë rezultate të qëndrueshme. Deri tani rezultatet na tregojnë se këto aksione janë e vetmja rrugë.

Ankesat, qarjet, propagandimet , shtyrje për nesër se njërëzit s’kanë mundësi  janë shprehje të inercisë të së kaluarës. Raporti ynë me të kaluarën na shtyn të veprojmë në cdo sektor. Faktikisht, sot jemi në kushtet kur kompanive serioze dhe biznesit legjitim po i krijojmë hapësirën e konkurrencës së lirë duke e mbrojtur nga konkurrenca e pandershme”, përforcoi kryeministri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, vazhdon përplasja mes deputetëve, Kokëdhima mbledh strukturat, Toçi: Nuk më kanë ftuar
Ekskluzive/ Skandali me progres raportin për Shqipërinë, newsbomb.al publikon vlerësimin nga KE »
Article Logic
Execution time: 0.024214029312134
array(1) { ["section"]=> string(87) "informaliteti-ankesat-qarjet-njerezit-s-kane-mundesi-ja-cfare-thote-rama-per-kete-25015" }