Inspektoriati Shtetëror i Ujrave gjobë prej miliona lekësh për kompaninë që po dëmton bregdetin në Palasë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:19 04-01-2017 Inspektoriati Shtetëror i Ujrave gjobë prej miliona lekësh për kompaninë që po dëmton bregdetin në Palasë

Që në ditët e para të vitit të ri 2017, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe strukturat e saj, kanë nisur punën për kryerjen e funkioneve të tyre, duke mos lejuar që të abuzojnë as shkelësit e ligjit.

Konkretisht sot, Inspektoriati Shtetëtor i Ujrave, pas një denoncimi të marrë për dëmet që po i shkaktohen bregut të detit, tek Delta e Përroit të Thatë në Palasë, rrethi Vlorë, ka dërguar menjëherë ekspertët e tij, ku kanë konstatuar nga afër problematikën dhe ndërhyrjet e paligjshme. Për këtë arsye, ISHU ka gjobitur me 5 milionë lekë kompaninë kontraktore për ndërtimin e një fshati turistik, “Gjikuria sh.p.k”; 2 milionë për shfrytëzim inertesh, 1 milion për shkarkimet dhe 2 milionë për veprimtari të paligjshme në brigje.

Nga konstatimi i inspektorëve të Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave, rezultoi se, kompania “Gjikuria”, merre pa asnjë leje shfrytëzimi inerte në breg të detit dhe i përdorte ato për ndërtim të fshatit turistik; nyja e përpunimit të inerteve ishte ndërtuar pranë bregut dhe të gjitha shkarkimet derdheshin në det, si dhe shoqëria në fjalë mbushte me inerte e mbetje të tjera tokën në breg të detit, për të përfituar sipërfaqe, në kundërshtim me ligjin.

IMG-20170104-WA0017.jpgIMG-20170104-WA0016.jpgIMG-20170104-WA0011_1.jpg

 IMG-20170104-WA0012.jpgIMG-20170104-WA0013.jpgIMG-20170104-WA0014_1.jpgIMG-20170104-WA0015.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31270217895508
array(1) { ["section"]=> string(111) "inspektoriati-shteteror-i-ujrave-gjobe-prej-miliona-lekesh-per-kompanine-qe-po-demton-bregdetin-ne-palase-64595" }