Instalohet pajisja për dezinfektimin e ikonave në Muzeun e Artit Mesjetar

Publikuar tek: kulture-art, më 16:20 13-12-2016 Instalohet pajisja për dezinfektimin e ikonave në Muzeun e Artit Mesjetar

Në muzeun e ri të artit mesjetar në Korçë është tashmë e instaluar pajisja e cila do të përdoret për dezinfektimin e të gjitha ikonave, por edhe tekstileve, objekteve të letrës e drurit. Do të jetë stafi i muzeut i cili do të përdorë në vazhdimësi këtë pajisje moderne e cila do të bëjë të mundur largimin e insekteve me të cilat janë të infektuara pjesa më e madhe e objekteve. Për këtë është zhvilluar edhe trajnimi i stafit nga një restaurator austriak, Nikolas Wilke, i cili tregon se pajisja dezinfektuese do të garantojë jetëgjatësinë e të gjitha objekteve unikale që ndodhen në muzeun e artit mesjetar, ndërsa e quan një nga muzeumet më të bukur që ka parë në jetën e vet.

"Është një nga muzeumet më të bukur që kam parë në jetën time, duke pasur parasysh që unë kam parë shumë muzeume gjithandej në të gjithe Europën. Nuk e mendoja që ikonat mund të ishin kaq të bukura. Unë kam ardhur këtu për të dhënë këshilla teknike mbi përdorimin e një makinerie moderne për dezinfektimin e ikonave, jam thirrur nga specialiste të këtij muzeu pasi shumë prej ikonave janë të infektuara nga insekte të ndryshme. Ajo që kompania jonë bën është zhdukja e këtyre insekteve, por pa përdorur helme dhe për këtë unë jam duke trajnuar stafin e muzeut për të përdorur makinerinë e dezinfektimit", tha Wilke.

Pajisja dezinfektuese komandohet nga jashtë duke rritur temperaturen deri në 50 gradë, por duke ruajtur edhe lagështinë e duhur për të mos i dëmtuar ikonat apo edhe objektet e tjera që do të pastrohen nëpërmjet saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë në historinë e dy rretheve, çfarë po bëjnë bashkë korçarët e mirditorët (FOTOT)
"Djegia e Qendrës Kulturore humbje e madhe", flet Dhimitër Orgocka »
Article Logic
Execution time: 0.026707887649536
array(1) { ["section"]=> string(79) "instalohet-pajisja-per-dezinfektimin-e-ikonave-ne-muzeun-e-artit-mesjetar-62528" }