INSTAT: 31,9 % e të punësuarve punojnë në informalitet

Publikuar tek: ekonomi, më 11:12 21-06-2017 INSTAT: 31,9 % e të punësuarve punojnë në informalitet

Sipas raportit të INSTAT, 31,9 % e të punësuarve në sektorin jo-bujqësor punojnë në informalitet.

Tregu i punës në Shqipëri është përfshirë në një proces formalizimi teksa shihet se në skemën e sigurimeve shoqërorë janë shtuar edhe 157 mijë persona nga sektori jobujqësor qe nga viti 2013. Mirëpo të dhënat e INSTAT tregojnë se ka ende shumë hapësira për formalizim të mëtejshëm të tregut të punës.

Banka Botërore në një raport të shtatorit 2015 tha se tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet.

Banka referon se, vlerësimet e anketës së fuqisë punëtore sugjerojnë se, afër gjysma e punësimit total jashtë bujqësisë korrespondon me punësimin informal, dhe pothuajse tre të katërtat e punës në ndërtim është informale.

Banka vëren se, niveli arsimor i punëtorëve jashtë bujqësisë është gjithashtu i ulët, veçanërisht në disa sektorë. Sektori i ndërtimit thith shumë punëtorë të pakualifikuar, ku më shumë se gjysma e vendeve të punës të ndërtimit janë të zëna nga punonjës me arsim fillor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019850015640259
array(1) { ["section"]=> string(57) "instat-31-9-e-te-punesuarve-punojne-ne-informalitet-83268" }