INSTAT: Aksidentet janë rritur me 15%. Alibeaj akuzon qeverinë

Publikuar tek: politike, më 12:59 27-12-2015 INSTAT: Aksidentet janë rritur me 15%. Alibeaj akuzon qeverinë

INSTAT në raportin e vet më të fundit thekson se numri i aksidenteve rrugore gjatë këtij viti ka shënuar rritje.

Duke iu referuar këtij raporti, kreu i Departamentit të Sigurisë e Rendit Publik në PD, Enkelejd Alibeajk akuzon qeverinë për situatën, duke thënë se Shqipëria bëhet përditë më e pasigurtë.

INSTAT raporton se aksidentet rrugore në 2015 u rritën me 15.8 %. Numri i të aksidentuarve u rrit me 17.2 %. Në 3 muaj të 2015 u kryen 586 aksidente rrugore”, tha Alibeja, duke iu referuar raportit të INSTAT. Sipas tij, “reforma” e burgosjes së shqiptarve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi.

“Qeveria Rama Meta njeh vetëm 1 mënyrë për qeverisje: Ndëshkimin e shqiptarëve. Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve. Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit”, tha Alibeaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu si nuk e keni parë, me kostum sportiv dhe pa make-up (Foto)
“Babagjyshi” Ndocaj shpërndan dhurata për fëmijët e Torovicës »
Article Logic
Execution time: 0.023687839508057
array(1) { ["section"]=> string(65) "instat-aksidentet-jane-rritur-me-15-alibeaj-akuzon-qeverine-28662" }