INSTAT: Bien eksportet, defiçit për muajin shkurt 21 miliardë lekë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:18 30-03-2015 INSTAT: Bien eksportet, defiçit për muajin shkurt 21 miliardë lekë

Sipas Institutit të Statistikave eksportet dhe importet kanë pësuar rënie për muajin shkurt 2015, përkatësisht me 12% dhe 1.1% në krahasim me shkurtin e vitit 2014.

Në muajin Shkurt 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 miliardë lekë, duke u ulur me 12,3 % në krahasim me Shkurt 2014 dhe duke u rritur me 0,3 % në krahasim me Janar 2015. Rritje më të madhe vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, kanë pasur eksportet e grupeve: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 75,9 %, “Ushqime, pije, duhan” me 4,6 % dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 37,2 %. Rënie vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, kanë pasur eksportet e grupeve: “Tekstile dhe këpucë” me 5,0 %, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 39,3 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 0,1 % .

Në muajin Shkurt 2015 importet e mallrave arritën vlerën 39 miliardë lekë, duke u ulur me 1,1 % në krahasim me Shkurt 2014 dhe duke u rritur 10,0 % në krahasim me Janar 2015. Rritje më të madhe vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në importet gjithsej, kanë pasur importet e grupeve: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 15,8%,“Ushqime, pije, duhan” 15,4 % dhe “Produkte kimike dhe plastike” 10,6 %. Rënie vjetore sipas peshës që zë çdo grup në importet gjithsej, kanë pasur importet e grupeve: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 37,3 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8,9 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21 mld lekë, duke u rritur me 10,9 % krahasuar me Shkurt 2014 dhe 20,0 % në krahasim me Janar 2015. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64,1 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (39,1 %), Kina (7,6 %), Greqia (6,3 %) dhe Gjermania (5,6 %).

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21 miliardë lekë, duke u rritur me 10,9 % krahasuar me Shkurt 2014 dhe 20,0 % në krahasim me janar 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072128772735596
array(1) { ["section"]=> string(69) "instat-bien-eksportet-deficit-per-muajin-shkurt-21-miliarde-leke-7342" }