INSTAT: Bien me 6.4% eksportet e mallrave

Publikuar tek: ekonomi, më 15:06 28-07-2016 INSTAT: Bien me 6.4% eksportet e mallrave

Në muajin Qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 6,4 % në krahasim me Qershor 2015 dhe rritur me 10,1 % në krahasim me Maj 2016.

Sipas INSTAT, importet e mallrave në muajin Qershor 2016 arritën vlerën 51 mld lekë, duke u rritur me 4,1 % në krahasim me Qershor 2015 dhe duke u ulur me 1,6 % në krahasim me Maj 2016.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u rritur me 14,4 % krahasuar me Qershor 2015 dhe duke u ulur me 9,3 % në krahasim me Maj 2016.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Rënia vjetore e eksporteve prej 6,4 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +5,3 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +0,6 pikë përqindje.

 

eksportet_tab.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01655912399292
array(1) { ["section"]=> string(45) "instat-bien-me-6-4-eksportet-e-mallrave-47993" }