INSTAT: Papunësia te femrat ka pësuar rritje, për meshkujt rënie me 2.3%

Publikuar tek: ekonomi, më 13:27 11-09-2015 INSTAT: Papunësia te femrat ka pësuar rritje, për meshkujt rënie me 2.3%

Drejtori i Institutit të Statistikave ka publikuar sot të dhënat e nxjerra nga akneta për 3 mujorin e dytë të vitit 2015, në lidhje me tregun e punës në vend.

Anketa e tregut të punës është bërë në baza 3 mujore në krahasim me muajt paraardhës. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia te femrat gjatë tremujorit të dytë të 2015-ës është rritur me 2.5% ndërsa te meshkujt është ulur me 2.3%.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.048.908 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 220.162 persona.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 në Shqipëri:

-Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,3 %.

-Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 34,2 %.

-63,7 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.

-Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 52,7 %.

-Shkalla e punësimit për meshkujt është 15,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç:

-Numri i të punësuarve është rritur me 42.601 persona.

-Numri i personave të papunë është rritur me 4.075.

-Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 47.473.

-Shkalla e papunësisë për femrat është rritur me 2,5 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka rënë me 2,3 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015 për popullsinë 15-64 vjeç:

-Numri i të punësuarve është rritur me 9.363 persona.

-Numri i personave të papunë është rritur me 2.515.

-Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës është ulur me 14.803.

-Shkalla e papunësisë ka rënë me 0,2 pikë përqindje për meshkujt dhe është rritur me 0,4 pikë përqindje për femrat.

fig1.jpg

Punësimi

Në tremujorin e dytë të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç

është 63,7 %. Për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 54,6 % ndërsa për meshkujt

73,3 %, për rrjedhojë shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për meshkujt është 18,7 pikë përqindje

më e lartë sesa për femrat.

 fig2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025119066238403
array(1) { ["section"]=> string(75) "instat-papunesia-te-femrat-ka-pesuar-rritje-per-meshkujt-renie-me-2-3-20537" }