INSTAT, Përdorimi i teknologjisë në biznese, 50% e tyre kanë faqe interneti

Publikuar tek: ekonomi, më 11:54 11-07-2016 INSTAT, Përdorimi i teknologjisë në biznese, 50% e tyre kanë faqe interneti

INSTAT për matjen e nivelit të treguesve të përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ka kryer në vitin 2015 vrojtimin mbi “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit” pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 të punësuar.

Rezulton që në vitin 2015, kanë përdorur kompjuter për qëllime pune 95,0 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar. Të gjitha ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar rezultojnë të kenë përdorur kompjuter. Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 24,4 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e Industrisë përpunuese (7,4%) dhe në aktivitetin e ndërtimit (19,0%). Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacionit dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike.

Përqindja e përdorimit të kompjuterit nga ndërmarrjet në Shqipëri është e njëjtë me vende të rajonit si Maqedonia (95 %), por më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (98 %). Për të njëjtën periudhë referuese, nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune vetëm 3,8 % e tyre nuk kanë akses në internet. Pjesa dërmuese e tyre prej 82 % kanë patur lidhje DSL ose lidhje të tjera broadbandi.

Shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 64 % të ndërmarrjeve, ishte nga 2 Mbit/s deri në 10 Mbit/s. Përqindja e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet në Shqipëri ( 91,4 %) është më e ulët krahasuar me vendet e rajonit si Maqedonia ( 98 %), dhe me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (99 %).

Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë pasur faqe web janë 48,8 %, ndërsa media sociale është përdorur nga 37,4 % e ndërmarrjeve. Ndërmarrjet e mëdha me mbi 250 të punësuar janë ato të cilat kanë përgjithësisht faqe web apo kanë përdorur median sociale.

 Përqindja e ndërmarrjeve të cilat përdorën internetin për të kontaktuar me autoritetet publike, gjatë vitit 2015, ishte 95,2 %. Në vitin 2015, ndërmarrjet që kanë shitur ose blerë produktet / shërbimet e tyre nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara janë 10,4 %.

Përgjithësisht tregtia elektronike kryhet nga Faqe 2 Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit Viti 2015 ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Informacionit dhe komunikacioni (26,9 %), Transport dhe magazinim (23,9 %), Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (22,3 %). Ndërsa, 3,6 % e ndërmarrjeve ndërtuese dhe 6,5 % e ndërmarrjeve përpunuese kanë shitur ose blerë produktet/shërbimet e tyre online. 

 

statistikat.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028373003005981
array(1) { ["section"]=> string(78) "instat-perdorimi-i-teknologjise-ne-biznese-50-e-tyre-kane-faqe-interneti-46187" }