INSTAT rrëzon qeverinë, rritja ekonomike 2014 vetëm 1.8 për qind

Publikuar tek: ekonomi, më 13:03 31-05-2016 INSTAT rrëzon qeverinë, rritja ekonomike 2014 vetëm 1.8 për qind

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat finale për aktivitetin ekonomik të vitit 2013 dhe të dhënat gjysmëfinale të vitit 2014 duke paraqitur një situatë më të keqe nga sa kishte rezultuar nga vlerësimi paraprak.

Ekonomia shqiptare rezultoi me rritje prej 1.8 për qind në vitin 2014, nga 2 për qind që pati rezultuar në vlerësimin paraprak, duke treguar se rimëkëmbja ekonomike është shumë më e ngadaltë nga sa pati shpresuar qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në publikimin e saj të fundit, INSTAT tha se “në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje në terma realë (në volum) prej +1,83 % krahasuar me vitin 2013, pas një rritje prej +1,00 % në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012”.

Programi i qeverisë për kuadrin makroekonomik pati parashikuar rritje në masën 2.1 për qind për vitin 2014, vit kur filloi zbatimin plani trevjeçar i rimëkëmbjes ekonomike, plan që u mbështet në rritjen e përkohëshme të borxhit publik dhe reforma strukturore të cilat duket se u realizuan vetëm pjesërisht. Rritja prej 2.1 për qind më 2014 duhej të pasohej nga rritja 3.3 për qind më 2015 dhe 4.2 për qind më 2016. Në fakt kjo gjë nuk ndodhi, rritja e pritshme e vitit 2016 mund të jetë rreth 2.6 për qind, gjë që do të thotë se në xhepat e shqiptarëve mungojnë mbi 200 milionë euro të ardhura shtesë që qenë premtuar në rast se reformat ecnin siç duhej.  / BIRN

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032451152801514
array(1) { ["section"]=> string(69) "instat-rrezon-qeverine-rritja-ekonomike-2014-vetem-1-8-per-qind-42000" }