INSTAT: Rritet PBB me 2.96%, energjia dhe uji ndikojnë negativisht

Publikuar tek: ekonomi, më 14:23 15-07-2016 INSTAT: Rritet PBB me 2.96%, energjia dhe uji ndikojnë negativisht

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2016 vlerësohet me rritje prej 2,96 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si:

- Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,85 pikë përqindje,

-Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,60 pikë përqindje,

-Ndërtimi me 0,55 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,37 pikë përqindje,

-aktiviteti Pasuritë e paluajtshme me 0,23 pikë përqindje,

-Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,21 pikë përqindje,

-Shërbimet e tjera me 0,07 pikë përqindje,

-Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,04 pikë përqindje.

Degët që kanë kontribuar negativisht janë:

- Industria, Energjia dhe Uji me -0,30 pikë përqindje,

-Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,05 pikë përqindje.

Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me 0,39 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015:

-Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 0,27 %.

Bujqësia, Blektoria dhe Pyjet në vetvete shënuan një rritje me 0,1 % ndërsa influencën negative në këtë grup aktivitetesh e ka dhënë Peshkimi.

Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2,02 % në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, ku ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë nën grupi Industria Nxjerrëse me 22,55 %.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2016 pati rritje prej 7,58 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015.

 Grupi i degëve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 5,75 % në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 14,58 % në tremujorin e parë të vitit 2016 përkundrejt tremujorit të parë të vitit 2015 e udhëhequr nga rritja e Komunikacionit me 18,94 %.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 0,67 % në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 3,73 % në tremujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 4,22 % në tremujorin e parë të vitit 2016 përkundrejt tremujorit të parë të vitit 2015.

Grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë në tremujorin e parë të vitit 2016 pati rritje me 0,87 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2015.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,20 %.

Taksat Neto mbi produktet në tremujorin e parë të vitit 2016 patën rritje me 2,66 % kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2015.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi në tremujorin e parë 2016 u rrit me 1,42 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015. Konsumi final i qeverisë, në tremujorin e parë 2016 u ul me 0,39 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 7,33 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve* u rritën me 10,32 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015 ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rrit me 6,07 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015.

Ndryshimet ndaj të njëjtit tremujor të vitit 2015 të komponentëve kryesore të PBB-së me shpenzime , Vlerësimi i Eksporteve dhe Importeve nga ana e Bankës së Shqipërisë siç tashmë dihet, bëhet sipas metodologjis së re, Manualit të Bilancit të Pagesave 6 (MPB6).

instat_PBB.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021212100982666
array(1) { ["section"]=> string(70) "instat-rritet-pbb-me-2-96-enerigjia-dhe-uji-ndikojne-negativisht-46695" }