INSTAT: Shqipëria çmimet më të larta për ushqimet në Europë, ja kush kryeson

Publikuar tek: ekonomi, më 18:15 23-08-2017 INSTAT: Shqipëria çmimet më të larta për ushqimet në Europë, ja kush kryeson

Shqipëria edhe pse është një nga vendet me të ardhura më të ulëta në Europë, çmimet e ushqimeve renditen si më të lartat, konkretisht fruta-perime.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, rritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2017 është 3,0 % nga 2.2 % që ishte rritja e çmimeve për muajin Qershor. Ritmet më të larta të rritjes së çmimeve këtë muaj i patën Lituania dhe Estonia dhe Shqipëria.

 Sipas Monitor, rritja më e madhe e çmimeve prej 6,9 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije" pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,9 %, “pije alkolike dhe duhan” me 0,8 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 1,9 %, pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 1,7 %. Në muajin Korrik 2017, ndryshimi mujor i i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është -0,7 %.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit). Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02360987663269
array(1) { ["section"]=> string(80) "instat-shqiperia-cmimet-me-te-larta-per-ushqimet-ne-europe-ja-kush-kryeson-89955" }