Instituti i Gjeoshkencave jep parashikimin më të fundit për përmbytjet: Rrezik i lartë në gjithë Shqipërinë, vetëm 3 qytete nën kontroll

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 30-11-2017 Instituti i Gjeoshkencave jep parashikimin më të fundit për përmbytjet: Rrezik i lartë në gjithë Shqipërinë, vetëm 3 qytete nën kontroll

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep parashikimin më të fundit për përmbytjet dhe rrëshqitjet në vend.

E gjithë Shqipëria është nën rrezik të lartë, me përjashtim të Tiranës, Durrësit, e Kukësit, ku situata duket nën kontroll.

Gjatë ditës së sotme (e enjte, dt.30) dhe nesër (e premte, dt.01) deri të shtunën (dt.02) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë .
Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së nesërme (e premte, dt.01) . Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Fier dhe Vlorë) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së nesërme (e premte, dt.01). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë .
Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël . 
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :

RESHJE
Sot pasdite (e enjte, dt.30) pritet që gradualisht reshjet të shtrihen në të gjithë territorin. Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje nga ora në orë, për të arritur vlera të larta deri në 100mm/24orë.
Nesër (e premte dt.01) reshjet do të vazhdojnë, por me një intensitet në rënie krahasuar me sot (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore. Do të shoqërohen edhe me ERË të fortë. Gjithashtu, do të ketë edhe shfaqje të RRUFEVE, kryesisht në terrenet malore.

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 °C / 15 °C
në vendet e ulta: 7 °C / 10 °C
në vendet malore: 4 °C / 7 °C.

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.30) gradualisht do të FORCOHET, për të arritur vlera deri në 70 km/orë në bregdet dhe në terrenet malore. Nesër (e premte dt.01) do të dobësohet ndjeshëm.

sk.jpg

sk1.jpg

sk3.jpgsk2.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Merr flakë Gjykata e Shkodrës
I dehur në timon, “Jeep-i” merr përpara 3 makina te rrethrrotullimi i Çoles në Vlorë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.01462984085083
array(1) { ["section"]=> string(141) "instituti-i-gjeoshkencave-jep-parashikimin-me-te-fundit-per-permbytjet-rrezik-i-larte-ne-gjithe-shqiperine-vetem-3-qytete-nen-kontroll-101359" }