Integrimi në BE? Fleckenstein: Keni ende sfida, Bushati: Në shtator shifrat e azilantëve kanë rënie drastike

Publikuar tek: politike, më 08:58 23-10-2015 Integrimi në BE? Fleckenstein: Keni ende sfida, Bushati: Në shtator shifrat e azilantëve kanë rënie drastike Majlinda Bregu dhe Ditmir Bushati

Komisionet për Integrim të shteteve pjesmarrëse të Evropës Juglindore në procesin e stabilizim-asociimit në BE janë mbledhur sot në konferencën e 11-të të tyre.

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian tha se Shqipëria ka ende sfida për të kaluar, deri në antarësim.

“Vendet e Ballkanit janë vende të sigurta origjine, por po përballen me refugjatët.Antarësimi i  Shqipërisë kërkon sfida të vazhdueshme’’, tha raportuesi në PE.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu komentoi se Shqipëria në të vërtetë ka numrin më të madh të azilkërkuesve në Ballkanin Perëndimor, informacion që u hodh poshtë nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Por pas fjalës së tij mesazhi i Bregut ishte i qartë, duke thënë se gjithnjë në takime të tilla, Shqipëria shfaqet më mirë se ç’është.

“Në këto takime jemi edhe më mirë se ç’shfaqemi në jetën e përditshme’’, ironizoi Bregu, edhe pse Bushati e komentoi qëndrimin e saj në raport me proceset integruese si tepër koherent.

Në fjalën e tij Bushati iu referua edhe kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se azilantët kanë edhe një faktor tjetër nxitës: standardet e larta dhe shërbimet që vendet pritëse ofrojnë.

“Nuk ka dyshim që integrimi ku parlamenti ka rol mbikqyrës është dyfish i vështirë se lidhet me rolin e vendeve që kanë vështirësi, edhe për vetë natyrën e zgjerimit të BE që sofistikohet dhe bëhet më kërkues.

Megjithatë ana positive është se në Shqipëri të gjitha palët politike janë të përcaktuara për integrimin në BE. Qëndrim koherent i kryetares së Komisionit Evropian për hedhjen e hapit për antarësim. Kemi disa avantazhe:

1.Linjëzimi me BE për politikën e jashttme dhe çështjet e sigurisë, me përjashtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi,  të tjerat s’kanë politikë të qartë.

2.Ekstremizmi i dhunshëm që e përmendi edhe kryetari i Kuvendit z.Meta dhe lufta ndaj tij

3.Azilantët, ajo që shpesh ne e quajmë nomadizmi ekonomik,siç e ka thënë me të drejtë kryeministri serb, Z.Vuçiç, nxiten edhe nga shërbimet që ofrojnë vendet ku shkojnë. Në shtator shifrat kanë një rënie drastike, krahasuar me 6 mujorin e parë”, tha ministri Bushati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta zhgënjehet nga Bregu që nuk citoi Adenuarin, ja çfarë i tha në Konferencë
“S’trembemi nga bora, s’trembemi nga shiu se... kemi makina luksoze”, fotot e deputetëve e ministrave shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.024556875228882
array(1) { ["section"]=> string(110) "integrimi-ne-be-fleckenstein-keni-ende-sfida-bushati-ne-shtator-shifrat-e-azilanteve-kane-renie-drastike-23787" }