Inteligjenca amerikane: Në rrezik jeta e Pandeli Majkos

Publikuar tek: politike, më 23:47 09-08-2018 Inteligjenca amerikane: Në rrezik jeta e Pandeli Majkos

Në një artikull të televizionit amerikan “Fox News” zbulohen detaje tronditëse për ministrin e Diasporës Pandeli Majko, i cili dyshohet se kërcënohet nga inteligjenca iraniane.

Fox News trajton problemin e opozitës iraniane në mërgim, muxhahedinëve, dhe një plan të qeverisë iraniane për infiltrimin e agjentëve sekretë në Europë për të kryer sulme terorriste kundër tyre.

Majko ka zbuluar për televizionin amerikan se “zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë masat e sigurisë pas një informacioni sekret për një kërcënim kundër tij”.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve iranianë, 3000 prej të cilëve strehohen në një kamp në Shqipëri.

“Nuk kam frikë”, tha Majko teksa shtoi se “strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt”.

Në fillim të këtij viti, dy agjentë iranianë u arrestuan në Shqipëri me akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste. Më pas rezultoi se arrestime të ngjashme ishin bërë në disa shtete të Europës dhe ky rrjet dyshohet se planifikonte të sulmonte konferencën e përvitshme të muxhahedinëve të mbajtur në Francë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Princi Leka: Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nën një monarki
Inteligjenca amerikane: Në rrezik jeta e Pandeli Majkos »
Article Logic
Execution time: 0.026510953903198
array(1) { ["section"]=> string(61) "inteligjenca-amerikane-ne-rrezik-jeta-e-pandeli-majkos-130652" }