Inteligjenca Suedeze: Një e treta e diplomatëve rusë janë spiunë

Publikuar tek: bota, më 19:08 19-03-2015 Inteligjenca Suedeze: Një e treta e diplomatëve rusë janë spiunë

Agjencia suedeze e inteligjencës (SAPO), pretendon se një e treta e diplomatëve rusë në Stokholm në fakt janë spiunë që punojnë në mbledhjen e informatave të inteligjencës.

Zyrtari i lartë i SAPO-s, Wilhelm Unge, në selinë e organizatës në qytetin Solna thotë se Rusia paraqet kërcënimin më të madh nga pikëpamja e inteligjencës për Suedinë, raporton AA.

"Në Evropë punojnë me qindra spiunë rusë. Në rajon vazhdimisht thyhen rregullat. Një e treta e diplomatëve rusë në Suedi, janë në të vërtetë spiunë, të cilët duhet të deportohen nga vendi, por ky është një vendim politik që duhet të bëhet nga autoritetet," tha Unge.

Wilhelm Unge tha se spiunët rusë janë profesionistë, të cilët u trajnuan në Rusinë sovjetike, dhe shtoi se shërbimi i zbulimit suedeze vitin e kaluar parandaloi përpjekjen ruse për të marrë teknologjinë ushtarake në Suedi.

Ministria e Jashtme suedeze nuk ka konfirmuar dhe as mohuar këto pretendime të SAPO-s, dhe as nuk ka publikuar informacione nëse vitin e kaluar kishte dëbuar diplomatë rusë.

"Presim që Rusia të respektojë dispozitat e Konventës së Vjenës dhe se diplomatët e saj në të vërtet të angazhohen konkretisht për këtë punë", tha zëdhënësja e ministrisë Anna Ekberg.

As ambasada ruse në Stokholm nuk i është përgjigjur akuzave të SAPO-s, e cila edhe vitin e kaluar paralajmëroi për aktivitete të shpeshta të spiunazhit rus në Suedi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022869110107422
array(1) { ["section"]=> string(68) "inteligjenca-suedeze-nje-e-treta-e-diplomateve-ruse-jane-spiune-6380" }