Inter aktiv në orët e fundit të merkatos, gati firma për Mustafin dhe Karamoh

Publikuar tek: sport, më 16:55 31-08-2017 Inter aktiv në orët e fundit të merkatos, gati firma për Mustafin dhe Karamoh

Merkatoja e këtij viti do të mbahet mend gjatë për shifrat e “çmenduara” me të cilat u transferuan futbollistët. Por një nga ato ekipe që nuk e teproi me lëvizjet në merkato është Interi.

Milanezët përtej pritshmërive të mëdha në këtë verë, bënë vetëm disa lëvizje të kujdeshme në mbrojtje duke u kujdesur më shumë për të ruajtur grupin.  Por pavarsisht kësaj trajneri Spaleti e ka shprehur dëshirën për 1 ose dy blerje në këto orë të fundit të merkatos.

Dhe drejtuesit zikaltër janë duke punuar në dy pista kryesore, Mustafi dhe Karamoh. Mbrojtësi shqiptar raportojnë mediat italiane, e ka pranuar ofertën e Interit dhe ditën e nesërme pritet të hedhë firmën mbi kontratë.

Ndërsa Karamoh mund të mbërrijë për pak orë në Milano, këtë gjë e ka treguar vetë francezi me anë të një statusi në instagram.

Mbetet për t’u parë nëse Inter do të arrijë t’i mbyllë këto dy tratativa apo jo. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Xhaka: Mbetem kuqezi! S’iki nga Kombëtarja
Boksit në zi, vdes në ring Kampionia e Botës »
Article Logic
Execution time: 0.015266895294189
array(1) { ["section"]=> string(82) "inter-aktiv-ne-oret-e-fundit-te-merkatos-gati-firma-per-mustafin-dhe-kramoah-90684" }