Inter “bie” në Dall’Ara, Icardi nuk i shpëton dot nga humbja

Publikuar tek: sport, më 22:09 19-09-2017 Inter “bie” në Dall’Ara, Icardi nuk i shpëton dot nga humbja

Ashtu siç ishte parashikuar, transferta në Renato Dall’Ara, përballë Bolognas do të ishte një përballje e vështirë për Interin e Spalietit. Zikaltërit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1 me 1.

Ndeshja filloi me epërsi të lehtë të Interit i cili u hodh në sulm për të gjetur golin e fitores, por nuk mungoi edhe reagimi i Bolognas e cila u mundua të vinte në vështirësi Mirandën dhe Shkrinjar me kundërsulme.

Dhe në minutën e 32-të kundërsulmi i Simone Verdi dhe gjuajta e tij nga larg kapi të pa vëmendshëm Handanoviç, duke i çuar shifrat në një 1 me 0. Në 15 minutat e mbetura të pjesës së parë skuadra e Spaletit ishte e pafuqishme për të reaguar dhe të gjente golin e barazimit.

Në pjesën e dytë Inter hyn me dëshirë, por pa mundur dot që të jetë konkrete në fushë. Spaleti ndërhyn duke futur në lojë Eder dhe Brozoviç që duket se i dha rezultatet, pasi ishte pikërisht Eder ai i cili pas një krosimi arriti të marrë një penallti, e cila u kthye në gol më pas nga Ikardi. Në minutat e mbetura Inter pavarsisht insistimit nuk mundi dot ta realizonte golin e fitores.

Pas këtij barazimi Inter ndodhet në krye të Serie A me 13 pikë, por duhet të pres ndeshjet e Juventus dhe Napoli për të parë renditjen përfundimtare në fund të javës së 5-të. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022718191146851
array(1) { ["section"]=> string(63) "inter-bie-ne-dall-ara-icardi-nuk-i-shpeton-dot-nga-humbja-92957" }