Inter hidhet në sulm për Di Maria, por PSG ka një kusht

Publikuar tek: sport, më 17:53 07-11-2017 Inter hidhet në sulm për Di Maria, por PSG ka një kusht

Inter është duke kaluar një moment shumë të mirë këtë fillim sezoni duke arritur të grumbullojë 30 pikë nga 36 të mundëshme.

Një rekord ky strati skuadrës së Spaletit, që për t'u mbajtur edhe më tej duhen përforcime. Dhe për këtë qëllim italiani e ka gati listën tek drejtuesit e klubit, ku në krye qëndron një “top player”.

Ai është Angel Di Maria, argjentinasi u kërkua me ngulm nga zikaltërit edhe merkaton e verës, por pa mundur dot që të arrijë tek firma.

Por duket se pronarët e rinj kinez janë të bindur për t’i bërë një dhuratë skuadrës dhe do të tenotojnë një sforco ekonomike për ta sjellë, Di Marian në “Meazza”.

Por nga ana tjetër PSG që ka një mbipopullim ne repartin e sulmit nuk pritet të heqë dorë lehtë nga Di Maria dhe në këmbimin kërkon nga Inter, portugezin, Joao Mario.Ky i fundit nuk po gjen dot hapsira në skuadrën e Spaletit dhe e preferon më shumë një largim në mënyrë që ta ketë më sigurt botërorin me Portugalinë në verën e ardhshme.

Rrjedha e kësaj historie pritet të qartësohet më shumë në muajin Janar, ku Inter do të tentojë ta sjellë në Milano Di Marian. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klasifikimi i UEFA-s për klubet më të mira në Europë, spanjollet dominojnë bindshëm
»
Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258
array(1) { ["section"]=> string(60) "inter-hidhet-ne-sulm-per-di-maria-por-psg-ka-nje-kusht-98708" }