Inter i papërmbajtshëm, 3 “gola” në minutat e fundit të merkatos

Publikuar tek: sport, më 23:10 31-08-2015 Inter i papërmbajtshëm, 3 “gola” në minutat e fundit të merkatos

Ka vetëm pak minuta që është mbyllur merkato verore në futboll dhe skuadra e Interit ka realizuar tre “gola” në minutat e fundit.

Drejtuesit e Interit kanë surprizuar tifozët e tyre me tre transferimet e reja që kanë kryer në orët e fundit. Bëhet fjalë për Adem Ljajic, Flipe Melo dhe Alex Telles, të cilët do të veshin fanellën zikaltër për sezonin e ardhshëm.

Telles nga Galatasarai dhe Ljajic nga Roma janë marrë në formë huazimi me të drejtë blerje, ndërsa Melo po nga Galatasarai është transferuar përfundimisht në “San Siro”.

Tre prurjet e reja përforcojnë skuadrën e Roberto Mancinit në një kohë kur Interi ka siguruar dy fitore  në dy ndeshjet e para të kampionatit, duke treguar se është ekipi më në formë nga pretendetët për të fituar Serie A.

Megjithatë, në orët e fundit në kampin zikaltër ka pasur edhe largime lojtarësh drejt skuadrave të tjera. Më i bujshmi është transferimi i Hernanes te rivalët kryesor të Juventusit. Ndërsa, Andreolli është transferuar për një vit në formë huazimi te spanjollët e Sevillas dhe Taider për dy vite në formë huazimi te skuadra e Bolonjës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo do të jetë mjekja e re seksi e Chelsea (Foto)
Zyrtare/ Adnan Januzaj transferohet te gjermanet e Borussia Dortmund »
Article Logic
Execution time: 0.032479047775269
array(1) { ["section"]=> string(67) "inter-i-papermbajtshem-3-gola-ne-minutat-e-fundit-te-merkatos-19632" }