Inter mposht Krotonen e Ajetit në minutat e fundit dhe merr kreun e Serie A

Publikuar tek: sport, më 16:30 16-09-2017 Inter mposht Krotonen e Ajetit në minutat e fundit dhe merr kreun e Serie A

Edhe një herë skuadra e Interit ka konfirmuar formën e mirë që është duke kaluar në këtë fillim të sezonit të Serisë A.

Zikaltërit e drejtuar nga Luaçiano Spaleti kanë marrë sot fitoren e 4-ët në po kaq javë të luajtuar në këtë fillim kampionati.

Në transfertë ndaj Crotones Interi arriti të fitojë me rezultatin 0 me 2. Një e vuajtur kjo për zikaltërit, të cilët arritën të çjanë mbrojtjen e organizuar të Krotones vetëm në minutën e 82-të. Mbrojtësi i kombëtares Arlind Ajeti ishte ndër më të mirët për Krotonen, pavarsisht dy golave të pësuar në minutat e fundit.

Pas golit të Skriniar zikaltërit në minutën e  82-të, ka qenë më pas Perisiç, i cili ka dyfishuar shifrat në minutën e 92-të të takimit duke  i dhuaruar Inetrit 3 pikëshin e radhës, që për të pakëtn 24 orë i garantojnë kreun e Serie A. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajmi hidhur për tifozët e Juves, Agnelli rrezikon 2.6 vite përjashtim nga futbolli
Lajm i trishtë për kombëtaren, Ajeti dëmtohet me Krotonen »
Article Logic
Execution time: 0.019723176956177
array(1) { ["section"]=> string(81) "inter-mposht-krotonen-e-ajetit-ne-minutat-e-fundit-dhe-merr-kreun-e-serie-a-92596" }