Inter në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Manaj titullar

Publikuar tek: sport, më 23:47 15-12-2015 Inter në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Manaj titullar

Rei Manaj kthehet në protagonist në takimin e parë si titullar me Interin. Sulmuesi i Kombëtares dha asist për Rodrigo Palasion në golin e parë në fitoren 3-0 me Kaljarin, në sfidën e vlefshme për turin e pestë të Kupës së Italisë, transmeton Sportal.

18-vjeçari i kaloi topin shokut të ekipit që përballë me portierin Sau realizoi në minutën e 24’, në sfidën e zhvilluar sot në “San Siro”. Rei Manaj, pati edhe mundësi për të shënuar veçanërisht në pjesën e dytë, por pa sukses. Manaj deri më tani ishte aktivizuar si titullar vetëm në turnetë miqësor.

Një fitore që vlen kalimin në çerekfinale ku Interi do të përballet të kualifikuarin e takimit Napoli – Verona, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje në stadiumin “San Paolo”. Në këtë mënyrë mund të kemi një derbi shqiptar, mes Manajt dhe Hysajt, që mungoi në kampionat, pasi sulmuesi i Interit qëndroi në stol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berat Buzhala: Bëj tifo për Zvicrën, Shqipëria sukses nëse bën një gol në Europian
Euro 2016 rikthen gjyqtarin e ndeshjes famëkeqe Serbi-Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.024760961532593
array(1) { ["section"]=> string(61) "inter-ne-cerekfinalet-e-kupes-se-italise-manaj-titullar-27859" }