Interes i lartë për derbin e kryeqytetit, në pak orë shiten 2500 bileta

Publikuar tek: sport, më 20:04 02-05-2016 Interes i lartë për derbin e kryeqytetit, në pak orë shiten 2500 bileta

Ka nisur me ritëm të lartë shitja e biletave për ndeshjen Tirana – Partizani që do luhet të mërkurën në orën 18:30. Klubi bardheblu njofton se 2500 bileta janë shitur sot prej orës 12:00 në sportelet pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

Interesimi në ditën e parë ka qenë shumë i madh dhe pritet që të mërkurën pasdite stadiumi të jetë i veshur me ngjyrat bardheblu. Nesër biletaritë serish do të hapen prej orës 10:00 dhe do të jenë në dispozicion të tifozëve deri pasdite vonë.

KF Tirana ka ftuar të gjithë tifozët bardheblu të nxitojnë për t’u pajisur me biletë në mënyrë që të shmangen rradhët para ndeshjes dhe hyrja në stadium të jetë sa më e thjeshtë për të gjithë.

Edhe tifozët e Partizanit pritet të jenë të shumtë në stadium për shkak se kjo sfidë nuk përmban vetëm emocionin e derbit, por do të jetë vendimtare në përcaktimin e fituesit të Superligës shqiptare, aty ku të kuqtë rivalizojnë me Skënderbeun.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sa vota i duhen Kosovës dhe cilat shtete pritet të votojnë pro dhe kundër anëtarësimit në UEFA
Leicester shpallet për herë të parë kampion i Anglisë »
Article Logic
Execution time: 0.049711942672729
array(1) { ["section"]=> string(76) "interes-i-larte-per-derbin-e-kryeqytetit-ne-pak-ore-shiten-2500-bileta-39288" }