Interi arrin rekordin historik, tifozën bëhen gati “të pushtojnë” stadiumin “San Siro”

Publikuar tek: sport, më 20:49 31-10-2017 Interi arrin rekordin historik, tifozën bëhen gati “të pushtojnë” stadiumin “San Siro”

Ky Inter i këtij viti është shumë ndryshe, luan më bukur, ka një trajner të madh, një skuadër kompakte dhe mbi të gjitha një skuadër që ka grumbulluar pikët.

Bëhet fjalë për një shifër që nuk ishte arritur asnjëherë më parë, Inter për herë të parë ka 29 pikë në 11 ndeshjet e para të luajtura në Serie A.

Këto rezultate dhe momentin e mirë të skuadrës, duket se e kanë kuptuar edhe tifozët zikaltër, të cilët kishin kohë që  e prisnin. Mediat italiane raportojnë se deri më tani në ndeshjen e ardhshme të Inter me Torinon në “San Siro” do të jenë më shumë se 70 mijë tifozë.

Vlen të përmendet se duhen edhe 5 ditë nga ndeshja dhe stadiumi është pothuajse i tejmbushur. Deri tani skuadra zikaltër renditej si e 9-ta në Europë për numrin e tifozëve në stadium, duke lënë shumë prapa rivalët e Milan, Roma, Napoli dhe Juventus.

Me tifozët që kanë mbushur stadiumin, trajnerin specialist Spaleti, skuadrën e motivuar, “top playerin” Icardi, Inter është gati për të guxuar, për t’u futur në një garë të  vështirë për të dalë i parë i Serie A.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu është ekipi i katërt në Europë, lë pas Bayernin dhe PSG
Roma "shaktërron" Chelsean në shtëpi, Barcelona dhe Juventus dalin "bllof" »
Article Logic
Execution time: 0.024132966995239
array(1) { ["section"]=> string(87) "interi-arrin-rekordin-historik-tifozen-behen-gati-te-pushtojne-stadiumin-san-siro-97886" }