Interi është për titull, por Perisiç e tepron me talljen për Milanin (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 16:51 03-12-2017 Interi është për titull, por Perisiç e tepron me talljen për Milanin (FOTO)

Inter ditën e sotme fitoi 5 me 0 përballjen në “San Siro” me Kievon. Zikaltërit e Spaletit ishin të papërmbajtëshëm mbrëmjen e sotme ku nuk i lanë në asnjë moment Kievos shansin më të vogël.

Në fillim do të ishte Perisiç që do të hapte serinë e golave në minutën e 23. Pas tij vetëm 12 minuta më vonë do të dyfishonte rezultatin Mauro Icardi.

Në pjesën e dytë, kur u mendua se Inter do të lëshonte disi terren, është përsëri kroati Perisiç që përfitoi nga një gabim në mbrojtje i Kievos dhe trefishon rezultatin për djemtë e Spaletit.

Për të vulosur rezultatin në 5 me zero do të mendonin Skrinjar dhe Perisiç. Skrinjar u zhyt me kokë për të çuar për të 4-ën herë në rrjetë topin mbrëmjen e sotme dhe në fund në minutën e fundit të ndeshjes kroati Ivan Perisiç shënoi për të pestën herë, duke kompletuar tripletën e parë në karrierën e tij.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë ndeshje, ishte dhe gjesti që bëri Ivan Perisiç në momentin e shënimit të golit, duke treguar me të dyja duart shenjën “2 me 2. Kjo për të ironizuar me rezultatin që mori sot Milan me Beneventon.

Pas kësaj jave, Inter është vendin e parë në kuotën e 39 pikëve një më shumë se Napoli dhe Juventus. 

Screenshot_6.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Të gjithë krenarë për Romela Begajn, shpallet kampione bote në peshëngritje
Befasia e madhe, Ferrari bëhet gati të largohet nga Formula 1 »
Article Logic
Execution time: 0.00388503074646
array(1) { ["section"]=> string(79) "interi-eshte-per-titull-por-perisic-e-tepron-me-talljen-per-milanin-foto-101804" }