Interi fiton dhe “shikon” Europën

Publikuar tek: sport, më 23:00 12-03-2016 Interi fiton dhe “shikon” Europën

Interi nuk gaboi në “San Siro”, duke siguruar fitoren e dytë rresht pas triumfit një javë më parë kundër kundër Palermos.

Zikaltrit vuajtën për të zbërthyer Bolonjën, nuk shkëlqyen, por në fund ato që kanë rëndësi janë tripikët të cilat e afrojnë më shumë me vendin e tretë që tashmë është vetëm 2 pikë larg.

Rastet ishin të pakta në pjesën e parë, ku Interi ruajti dominimin e sfidës, por e pati të vështirë t’i afrohet golit pasi “muri” i bardhë i Bolonjës u mbrojt me disiplinë.

Pjesa e dytë, të paktën deri në minutën e 70-të krijoi idenë se gjithçka do të mbyllej në barazim, por Interi gjeti avantazhin e merituar me golin e Perishiç dhe pak minuta më vonë u ndoq nga D’Ambrozio i cili dyfishoi për zikaltrit, shkruan Sportal.

Bolonja krijoi panik vetëm në minutat e fundit kur Brienca tentoi të hapë lojën, duke shënuar golin e parë për Bolonjën por udhëtuesve nuk u ka mjaftuar shtesa për të surprizuar në “San Siro”, ndaj dhe në fund Interi ka siguruar fitoren e dytë rresht duke vijuar ngjitjen drejt objektivit sezonal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotot nudo, flet motra e Manajt: Asgjë kundër gay-ve, por nuk është realiteti i Reit
Gianluigi Buffon, tre minuta larg rekordit të pathyeshmërisë »
Article Logic
Execution time: 0.061339139938354
array(1) { ["section"]=> string(37) "interi-fiton-dhe-shikon-europen-34934" }