Interi heroik, por nuk kishte fatin me vete

Publikuar tek: sport, më 23:42 02-03-2016 Interi heroik, por nuk kishte fatin me vete

Një super Inter, më i miri i gjithë sezonit, i shkoi shumë pranë mrekullisë në Kupën e Italisë kundër Juventusit, duke u dorëzuar vetëm pas lotarisë së penalltive. Në Torino kishte përfunduar 3-0 për bardhezinjtë, që edhe të dielën triumfuan, ndërsa Interi ka kohë në rënie të lirë, por sot ndryshoi gjithçka.

Edhe pse pa dy qendërmbrojtësit titullarë, Interi luajti shumë herë më mirë se Juventusi, që kishte lënë pushim disa titullarë dhe kishte lënë pushim edhe trurin, shkruan Sportal.

Brozoviç, Perishiç e sërish Brozoviç balancuan gjithçka në kohën e rregullt, ndërsa në kohën shtesë nuk pati gola.

Në minutën e 113-të trajneri Roberto Mançini aktivizoi edhe sulmuesin tonë Rey Manaj, i cili ishte në listën e lojtarëve që do të gjuanin penallti dhe u tregua mjaft i saktë.

Nga pika e bardhë të gjithë juventinët u treguan perfektë, ndërsa Palasio goditi traversën, duke eliminuar Interin, që në fakt meritonte finalen, për atë që tregoi sonte.

Juve kalon mes drithërimave dhe ka marrë një leksion, që duhet t’i shërbejë për finalen, sepse Milani nuk duhet nënvlerësuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA pezullon një vit Gallatasarajin nga të gjitha kompeticionet evropiane
Tifozët ndezin derbin, në Tiranë shfaqet banderola gjigande »
Article Logic
Execution time: 0.01471996307373
array(1) { ["section"]=> string(48) "interi-heroik-por-nuk-kishte-fatin-me-vete-34062" }