Interi kalon Genoa-n, Roma ngec në Torino

Publikuar tek: sport, më 23:10 05-12-2015 Interi kalon Genoa-n, Roma ngec në Torino

Skuadra e Roberto Mancinit shfaqet cinike dhe e rezervuar edhe këtë javë duke rrëmbyer një fitore të artë në “San Siro” ndaj një kundërshtari aspak komod si Genoa. Mjaftoi një gol i Ljajic për të thyer gjenovezët që rezistuan vetëm në 45 minutëshin e parë. Fraksioni i parë nuk dhuroi shumë emocione edhe pse ishin zikaltërit që tentuan të kontrollonin lojën. Ishte pikërisht Ljajic ai që iu afrua shumë golit 60 sekonda nga vërshëllima e gjyqtarit por reagimi i Perin ishte i pabesueshëm.

Roma në prag të një krize që mund të ndryshojë rrjedhën e kampionatit për kryeqytetasit që nuk arrijnë të ruajnë avantazhin e një goli në një transfertë delikate si ajo e Torino. Skuadra e Rudi Garcias ishte shumë pranë fitores në “Olimpico” të Torinos por goli i Maxi Lopez prishi festën e verdhekuqve që vazhdojnë të vuajnë në kampionat ku pak ditë më parë u mundën 2-0 nga Atalanta. Ndeshja nisi menjëherë në sulm për vendasit që në minutën e 4 rrezikuan me Basellin, goditjes së të cilit iu kundërpërgjigj polaku Schezny. Gjithsesi kjo shkëndijë nuk shërbeu për ta ndezur ndeshjen në pjesën e parë ku të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos pësuar. Duele të shumta në mesfushë dhe mbrojtje hermetike në të dyja kampet i detyruan skuadrat të futeshin në dhomat e zhveshjes në barazim pa gola, madje miqtë nuk e shënjestruan asnjëherë kuadrarin, gjë që nuk kishte ndodhur në asnjë sfidë të këtij sezoni. Me kalimin e minutave, Garcia dhe Ventura kërkuan nga skuadrat e tyre të mendonin më shumë për sulmin por takimi u ndez vetëm gjatë 10 minutave të fundit. Ishte Mirelem Pjanic ai që zhbllokoi sfidën 7 minuta nga fundi me një goditje dënimi që nuk u devijua nga askush.

Goli i shtatë sezonal për boshnjakun që theu rekordin personal në Serie A. Në minutat shtesë ndodhi pothuajse gjithçka pasi në të parën ishte Pjanic që dhuroi një top të artë për Dzekon por sulmuesi nuk arriti ta kalonte Pdellin, ndërsa në krahun tjetër, Torino fitoi një 11-metërsh që u transformua në gol nga Maxi Lopez. Kaq mjaftoi që sfida të mbyllej në paqe por mes shumë polemikave. Roma mbetet në një moment gri duke humbur të tjera pikë në garën për titullin, ndërsa Torino fiton një pikë që mund të ndryshojë moralin e skuadrës për ndeshjet e radhës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Federata Spanjolle merr vendimin, Real Madridi përjashtohet nga Kupa
Derbi frenon kampionët, Bayern s’është më një mit »
Article Logic
Execution time: 0.014240026473999
array(1) { ["section"]=> string(46) "interi-kalon-genoa-n-roma-ngec-ne-torino-27055" }