Interi kërkon transferimin e futbollistit shqiptar

Publikuar tek: sport, më 16:50 20-07-2016 Interi kërkon transferimin e futbollistit shqiptar

Adnan Januzaj është emri i radhës që po përflitet në shtëpinë zikaltër. Drejtuesit e Interit e shohin transferimin e 21 vjeçarit me origjinë shqiptare si një përforcim të mirë për sezonin e ri.

Lojtari i Përfaqësueses së Belgjikës nuk është në planet e trajnerit të ri të Manchester United, Jose Mourinhos, e për këtë arsye ai është vënë në kërkim të një klubi të ri. Vështirësitë me të cilat po përballet Inter në transferimin e Joao Mario dhe Antonio Candreva, i kanë shtyrë drejtuesit të mendojnë një ofertë për Januzajn.

Ndonëse transferimi në Milano do të ishte një eksperiencë e vlefshme për Januzajn, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Interin, pasi klubi ka mbetur shumë mbrapa me merkaton në krahasim me Juventusin, Napolin dhe Romën, dhe blerja e kartonit të lojtarit shqiptar nuk mund të konsiderohet si një goditje e madhe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inaguaruan “Loro Boriçin” me dasmë, flet dhëndri
Vendimi absurd i Finlandës, ndalon flamujt dhe simbolet e Kosovës në stadium »
Article Logic
Execution time: 0.026459932327271
array(1) { ["section"]=> string(56) "interi-kerkon-transferimin-e-futbollistit-shqiptar-47213" }