Interi mposht Napolin dhe i bën presion Romës

Publikuar tek: sport, më 07:18 17-04-2016 Interi mposht Napolin dhe i bën presion Romës

Nëse pak ditë më parë Interi dukej se i kishte të shuara shpresat për të kapur vendin e tretë, tashmë është gjithçka e hapur.

Zikaltrit kanë dhuruar një nga paraqitjet më të bukura sezonale, duke fituar 2-0 kundër Napolit që është paraqitur si një skuadër pa “benzinë”.

Ikardi i ka siguruar avantazhin Interit që në minutën e katërt, ndërsa Napoli gënjen veten më kot: “të kaltrit” nuk funksionojnë pa prezencën e bomberit Higuain dhe ky i fundit është i pezulluar, shkruan Sportal.

Napoli krijoi pak për të shfaqur rrezik, ndërsa mbrojtja e “çeliktë” e Interit nuk pasi asnjë problem të ruante avantazhin.

Pak minuta nga mbyllja e pjesës së parë, Brozoviç i dha grushtin e dytë Napolit, duke shënuar golin e dytë për Interin.

Vendasit ulën ritmin në pjesën e dytë, ndërsa rreziku i Napolit ishte i parashikueshëm dhe “steril” për të siguruar një rezultat pozitiv.

Intteri siguroi një fitore të “artë” dhe tashmë e sheh Romën me vetëm 3 pikë larg, ndërsa për Napolin misioni i titullit kampion duket se do të mbetet ëndërr edhe për këtë sezon.

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj si zakonisht u hodh në fushë që nga minuta e parë, por paraqitja e kësaj jave nuk la një shije të ëmbël, pasi misioni ishte të “blindonte” Ikardin, por ky i fundit kishte gjithnjë hapësirën që i nevojitej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Befason Skënderbeu, mposhtet në shtëpi nga Tërbuni
Arrihet marrëveshja, Mourinho në krye të gjigandëve anglez »
Article Logic
Execution time: 0.034994840621948
array(1) { ["section"]=> string(51) "interi-mposht-napolin-dhe-i-ben-presion-romes-37886" }