Interi ndalet në fund nga Celtic, Anderleti i Hasit “paqe” me rusët

Publikuar tek: sport, më 17:48 20-02-2015 Interi ndalet në fund nga Celtic, Anderleti i Hasit “paqe” me rusët

Kanë përfunduar dhe tetë ndeshjet e mbetura të ditës së sotme të vlefshme për Ligën e Europës.

Inter është ndarë në shifrat e barabarta  3-3 në skoci ndaj Sëlltikut. I cili ka bërë një lojë të mirë dhe pse  për 90 minuta lojë fitoren e zotëronin zilaltërit e italisë.

Inter kalon në avantazh që në minutën e katërt të takimit me anë Xherdan Shaqirit. Mesfushori kosovar ka bërē një paraqitje të shkëlqyer duke trembur kundërshtarin në disa raste mjaft të mira.

Vetëm 9 minuta më vonë argjentinasi Palacio e çon rezultatin në 0-2. Gol i cili ngre zikaltërit në këmbë.

Por, nuk kanë mjaftuar, vendasit barazojnë rezultatin  brenda 2 minutave, falë dopietës Armstrong (24′,26′).

Kështu mbyllet pjesa e parë nën shifrat e barabarta 2-2, brenda 26 minutave 4 gola.

Ndërkohë pjesën e dytë inter i gëzohet fitores për 90 minuta. Por, asgjë nuk ka përfunduar.

Gjygjtari akordon 4 minuta shtesë, minuta që e kthejnë stadiumin në një arenë me emocione suprizuese. Ndodh ajo çfarë nuk “imagjinohej” Guideti barazon rezultatin 3-3.

Është minuta e fundit e shtesës dhe skuadra e Mançinit i besohet Shaqirit, i cili tenton me një gjuatje tejet të bukur po pa rezultat, portieri vendas pret. Gjithçka mbyllet barazim.

Ndërsa skuadra e Anderlehtit, e drejtuar nga shqiptari Besnik Hasi është ndarë në  ”paqe” me Dinamon e Moskës, në shifrat e barabarta 0-0.

Ndeshjet e tjera

Totenhem 1-1 Fiorentina

Anderlet 0-0 Dinamo Moskës

Sevilla 1-0 M.Gladbah

Villareal 2-1 Salzburg

Liverpul 1-0 Beshiktash

Guingamp 2-1 Dinamo Kiev

Ajax 1-0 Legia

Celtic  3-3 Inter

 

*P.Sport

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lojtari i Interit adoptohet nga agjenti i tij: “E kam si fëmijë”
Turpi i Feyenoordit dhe Serbisë, UEFA me dy standarte »
Article Logic
Execution time: 0.020524024963379
array(1) { ["section"]=> string(69) "interi-ndalet-ne-fund-nga-celtic-anderleti-i-hasit-paqe-me-ruset-3986" }