Interi 'prenoton' Godin, por një tjetër mbrojtës titullar mund të largohet

Publikuar tek: sport, më 23:52 07-01-2019 Interi 'prenoton' Godin, por një tjetër mbrojtës titullar mund të largohet

Ditët e fundit te Interi është folur për një marrëveshje midis klubit dhe mbrojtësit Diego Godin për verën e ardhshme. 

Nuk ka ende asgjë zyrtare, por mediat italiane e bëjn fakt të kryer. Një mbrojtës mund të vijë, ndërsa një tjetër mund të largohet. Sipas asaj që raporton 'La Gazzetta dello Sport' Interi dhe Milan Skrienar nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Mbrojtësi dëshiron një pagë prej 3 milionë euro në sezon, ndërsa Interi i ofron 2.5 milionë euro. Palët janë ende larg dhe në këtë mënyrë skuadrat e interesuar për lojtarin 'fërkojnë' duart. Skuadrat e interesuar për Skrienar janë të shumta, por skuadra zikaltër nuk dëshiron të largojë lojtarin pa një shifër të konsiderueshëm.

Barcelona dhe Manchester United kanë shfaqur interes për lojtarin dhe janë të gatshëm të paguajnë çmimin e mbrojtësit pas formës së mirë që ka kaluar në Milano.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cristiano Ronaldo 'detyron' familjen te merret me sport, publikon VIDEON nga palestra
Gjykata merr vendimin: 3 muaj burg për Alban Hoxhën »
Article Logic
Execution time: 0.004626989364624
array(1) { ["section"]=> string(78) "interi-prenoton-godin-por-nje-tjeter-mbrojtes-titullar-mund-te-largohet-147891" }