Interi vazhdon me rezultatet pozitive, zgjohen Napoli dhe Juventus

Publikuar tek: sport, më 21:47 20-09-2015 Interi vazhdon me rezultatet pozitive, zgjohen Napoli dhe Juventus

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini po tregon çdo javë se është pretendente për titullin kampion në Serie A. Pas fitores në derbi, Interi ka kaluar këtë javë një tjetër provë të vështirë në fushën e Chievo-s.

Zikaltërit kanë arritur që të fitojnë 0-1, me një gol të shënuar nga Mauro Icardi. Me këto tre pikë të rëndësishme të fituara në Verona, Interi ndodhet në kuotën e 12 pikëve, i vetëm në krye të klasifikimit.

Një autogol, një karton i kuq për Genoa-n dhe një penallti në favor të tyre. Nuk kishin çfarë kërkonin më shumë nga fati në këtë ndeshje, bardhezinjtë e Massimo Allegrit. Kampionët në fuqi kanë siguruar fitoren e parë në këtë sezon, e megjithatë ata ende nuk bindin në lojën e tyre.

Totti dhe Salah e kanë shpëtuar Romën nga një poshtërim në fushën e tyre kundër Sassuolos. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 22, për tu barazuar 14 minuta më pas nga vendasit. Përpara se përfundonte pjesa e parë ishte Sassuolo që kaloi sërish në avantazh në “Olimpico”, por Roma barazoi menjëherë sapo filloi pjesa e dytë e ndeshjes, duke evituar në këtë mënyrë humbjen e parë në këtë sezon.

Më në fund Napoli është zgjuar. Skuadra e kaltër ka bombarduar me 5 gola në fushën e saj, kundërshtarët e Lazio-s. Ka qenë Higuain ai që ka hapur serinë e golave për tu ndjekur më pas nga Allan, Insigne, sërish Higuain dhe në fund Gabbiadini.

20.09.2015
20:45 SSC Napoli 5-0 Lazio
18:00 Carpi FC 0-1 Fiorentina
15:00 AS Roma 2-2 Sassuolo Calcio
15:00 Atalanta Bergamo 1-1 Hellas Verona
15:00 Bologna FC 1-0 Frosinone Calcio
15:00 Genoa 0-2 Juventus FC
15:00 Torino FC 2-0 Sampdoria
12:30 ChievoVerona 0-1 Inter Milano
19.09.2015
20:45 AC Milan 3-2 US Palermo
18:00 Udinese Calcio 1-2 Empoli FC

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA pranon kërkesën e Kosovës për antarësim, vendimi në mars të 2016
Basketboll/ Spanja kampione e Europës, Lituania dështon në finale për të dytin vit »
Article Logic
Execution time: 0.021263837814331
array(1) { ["section"]=> string(71) "interi-vazhdon-me-rezultatet-pozitive-zgjohen-napoli-dhe-juventus-21274" }