Interi vuan me Frosinonen, Icardi feston ndeshjen e 100-të me gol

Publikuar tek: sport, më 17:38 09-04-2016 Interi vuan me Frosinonen, Icardi feston ndeshjen e 100-të me gol

100 ndeshje me fanellën e Interit dhe 50 gola të shënuar. Suksesi i Mauro Icardi duket se kanë eklipsuar problemet që skuadra tregoi sot në fusnë e lojës kundër Frosinones.

Pjesa e parë  u mbyll me rezultatin 0-0, me Byabiani që pati rastin më të mirë për Interit në minutën e 13-të, ndërsa në fraksionin e dytë ekipi ku luan dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, u ndal nga shtylla. Në minutën e 56-të Leonardo Blanchard  provoi me kokë por topi i devijuar nga futbollistët vendas përfundoi jashtë, ndërsa në të 64 finalizimi i Paganinit gjeti shtyllën. Skuadra e Interit mjaft cinike në këtë sfidë realizoi më të 74-ën me Icardin që shfrytëzoi një krosim të saktë të  Perisic. Për ziklatrit u bë gjithcka më e thjeshtë pas ndëshkimit me karton të kuq të Blanchard.

Pavarësisht 3 pikëve të siguruara në këtë ndeshje, ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini tregoi probleme të mëdha, por ndikim pati edhe mbrojtja fortë e Frosinones. Arlind Ajeti ishte gjithashtu në fushë për vendasit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "France 2016", ndeshja e grupit të Shqipërisë, më e rrezikuara nga sulmet terroriste
Delegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s viziton Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.024667024612427
array(1) { ["section"]=> string(70) "interi-vuan-me-frosinonen-icardi-feston-ndeshjen-e-100-te-me-gol-37262" }