Interpelanca për Nezar Seitin, Etilda Gjonaj i kthehet opozitës: Kam një dosje me xhevahiret tuaja, u çudita!

Publikuar tek: politike, më 11:49 08-02-2018 Interpelanca për Nezar Seitin, Etilda Gjonaj i kthehet opozitës: Kam një dosje me xhevahiret tuaja, u çudita!

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur në një interpelancë opozitës, lidhur me eskstradimin e Nezar Seitit, i njohur si financier i bandës së Habilajve.

Ministrja i siguroi deputetët e opozitës së Seitaj është dërguar në Itali pasi prioritet ka prokuroria që ka më shumë prova dhe që ka hetuar për më shumë kohë, ndërsa u kujton atyre se kur ka studiuar për këtë interpelancë ka mbetur e befasuar kur ka mësuar mbi dosjet e opozitës dhe ekstradimet e personave që i përkisnin zonave të tyre elektorale.

“Sqaroj se ministria e Drejtësisë vepron dhe disponon ekstradimin në bazë të një vendimi gjykate, dokumentacionit që verifikon prokuroria e gjykata. S’mund të kryej veprime hetimore, aq më tepër të verë në diskutim zbatimin e një vendimi të gjykatës, vendim që e përcakton se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të mos lejuar ekstradimin e këtij personi.

Ligjet e diktojnë qartë, ashtu sikur nuk lë vend për asnjë interpretim për pozicionin e ministrit të drjetësisë në trajtimin e kërkesave për esktradim.

Unë si ministre nuk kam vepruar as më shumë e aq më pak nga paraardhësit e mi, si ju Alibeja, Halimi, Naço, Vasili, Nishani, Manjani, Bardhi

Disa ndër të cilët kanë hedhur lumë akuzash ndaj meje, apo ndonjëri prej tyre ka marrë përsipër të bëhet qesharak, duke hedhur qorrazi poshtë ngrehinën e jurisprodencës lidhur me ekstradimet. Nuk e diskutoj se nëse cilido do të thirrej ta gjykonte motivin e interprelancës tuaj si tezë provimi nuk do nguronte të jepte notë jokaluese një student të vitit të parë të drejtësisë.

Kur gjykata lejoi ekstradimin sic bëri në këtë rast, përfshirë edhe ju Alibeja s’keni kryer asnjë veprim më tepër. Keni disponuar ekstradimin, mbi atë vendim gjykate që u është vënë në dispozicion.

Frika nga drejtësia, ajo që i krijon sebepet tuaja për konflikt. Meqë po flasim për frikën, nuk është e centralizuar në majën e kupolës suaj. Juristët e motivuar politikisht kundër reformës në drejtësi sepse duke studiuar për këtë interpelance zbulova e çuditur në dosjet tuaja xhevahiret e ekstradimit, vecanërisht kur ekstradonit ndonjë personazh të zonave tuaja elektorale. Kuptova se kjo reforma që për ne është vizioni i së ardhmes për vendin, për disa nga ju është mankthi i të nesërmes për veteveten.

Ju siguroj opozitën që shtetasi as nuk është liruar, as nuk ka shkuar për pushime, po i dorëzuar organeve italiane të prokurorisë që kanë vendosur arrest me burg dhe sot ndodhet në qeli.

Ju që keni drejtuar miistrinë e drjetësisë për 12 vjet duhet ta dini se përparësi jepet shtetit ku ndodhen provat më të shumta, ku hetimet ajnë më të zhvilluara, aty ku ndodhet banda.

Prokuroria jonë ka garancitë ligjore që të bashkëpunojë me autoritete italiane për hetime të përbashkëta. Prokuroria po ndjek procedurat ligjore antimafia. Nëse doni të vërettën nuk duhet të shqetësoheni. Prokuroria e Katanias do të nxjerrë në pah të vërtetën e cila ka hetuar për 4 vjet”, u shpreh Gjonaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklaratat e presidentit grek për çamët, reagon për herë të parë Meta
“Rrugë e mbarë të qoftë te 313” Alibeaj i’a thotë ministres së Ramës në Kuvend (Shikoni reagimin e Kryeministrit) »
Article Logic
Execution time: 0.022176027297974
array(1) { ["section"]=> string(112) "interpelanca-per-nezar-seitin-etilda-gjonaj-i-kthehet-opozites-kam-nje-dosje-me-xhevahiret-tuaja-u-cudita-109557" }