Interpretimi fantastik i Elsa Lilës, sjell “Dremit Liqeri”-n e Lasgushit me notat e Mozartit (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 21:57 26-05-2016

Elsa Lila ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Romë, të premten e 13 majit. Këngëtarja shqiptare erdhi para publikut roman si kurrë më parë.

Së bashku me dirigjentin, kompozitorin e violoncelistin, Enrico Melozzi, ajo ka përshtatur muzikën e Mozartit me poezinë e famshme të Lasgush Poradecit “Dremit Liqeri” dhe bëri që publiku të mbante frymën në teatrin Nuovo Cinema Palazzo Piazza dei Sanniti, në Romë.

Duke dashur t’u qëndrojë sa më besnikë autorëve klasikë të muzikës, sipas kritikës, Elsa Lila ka përdorur zërin e saj natyral pa impostimin lirik.

Ky koncert është programuar do të shtegtojë në të gjithë Ballkanin e më gjerë, siç thotë dhe titulli i tij.

Ai do të interpretohet edhe në Tiranë dhe Prishtinë, ku me siguri, do të njohë të njëjtin sukses dhe do të marrë të njëjtat duartokitje, kësaj rradhe “autoktone” për Elsën, shqiptaren nga Evropa. (Ora News)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë pinin ilirët? Birrë, verë dhe ujëmjaltë
Inva Mula: Në Beograd më pritën si diva, emocione që rrallë i kam ndjerë »
Article Logic
Execution time: 0.053277969360352
array(1) { ["section"]=> string(101) "interpretimi-fantastik-i-elsa-liles-sjell-dremit-liqeri-n-e-lasgushit-me-notat-e-mozartit-video-41604" }