Intervista "blic" e Ramës, ja çfarë thotë për prindërit, pikturën, Serbinë, Shqipërinë e Madhe...

Publikuar tek: politike, më 13:03 09-12-2015 Intervista

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë flash për gazetën gjermane “der Freitag” ku i është përgjigjur disa fjalëve kyç në formë pyetjesh.

Përshëndetje zoti kryeministër. Shefi juaj i protokollit na tha se pothuajse nuk kishim kohë fare për intervistën. Për këtë arsye po e heq listën me pyetje që kisha për të bërë dhe po ju kërkoj vetëm fjalë kyçe ose fjali të shkurtra, dy ose tre fraza maksimumi.

Jeni dakord me këtë lloj interviste?

Pse jo. Mirë, e provojmë kështu.

Fjala e parë kyçe është: nënë

Nëna ime?

Po, nëna juaj

Gruaja më e bukur që kam pasur mundësi të njoh.

Babai juaj?

Dikush që kishte bindje të ndryshme nga të miat, por më lejoi në të njëtën kohë më lejoi të isha i ndryshëm nga ai.

Basketbolli?

Fokusi është në shpirtin e ekipit. Ne kemi nevojë për lojtarë që të jemi të suksesshëm. Kjo doktrinë është jashtëzakonisht e rëndësishme për politikën - sepse në një parti apo edhe për të udhëhequr një vend, dikush duhet të mbështetet në një ekip të mirë.

Çfarë roli keni luajtur

Playmaker.

Rezultati më i mirë?

Kur arrija më shumë pikë se një kundërshtar më i mirë në karrierën time. Kemi luajtur kundër Turqisë. Megjithatë kemi humbur.

Kuzhina shqiptare?

Gatime siç duhen. Është një nga më të shijshmet në botë.

Pjata shqiptare e preferuar?

Çdo gjë e gatuar nga gjyshja ime.

Dhe pjata juaj e preferuar?

Kuzhina e gjyshes sime ishte unike. Në të nuk kishte të mirë dhe të keqe.

Shqipëria: e korruptuar, kriminale dhe e prapambetur

Këta janë stereotipa të panevojshëm. Shqipëria nuk është një vend fatkeq. Është një vend shumë alegro dhe me shumë diell, me një mikpritje të madhe dhe me shumë vende të bukura. Në të njëjtën kohë Shqipëria ofron shumë resurse njerëzore dhe natyrore. Ka ndryshuar komplet në 25 vitet e fundit.

Të mësosh nga Shqipëria?

Në vendin tonë tolerohet çdo besim. Shqipëria është një shembull se si praktikimi i tolerancës është i mundur.

Refugjatët shqiptarë?

Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.

Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?

Jo, sepse historia ka treguar se emigrantët përdorin vendin pritës njëlloj si vendalinjtë. Por, natyrisht që populli ynë ka të drejtë për një funksionim më të mirë të gjërave dhe mundësi më të mëdha se ato që kanë aktualisht.

Veriu i evropës apo jugu?

Pa dyshim që nuk ka një mentalitet jugor dhe verior. Ne jemi ne meridian.

Ku është ndryshimi?

Zakonisht thuhet se gjermanët jetojnë për të punuar ndërsa mesdhetarët punojnë për të jetuar. Është si një shkëndijë e së vërtetës.

Mesdhe apo ballkan?

Jemi njëlloj.

Europa?

Një preket vizionar, por që për momentin po kalon vështirësi të mëdha.

Përse vështirësi?

Mungon një projekt strategjik.

Në ç’mënyrë?

Pa Shtetet e Bashkuara të Europës në këtë kontinent do të ketë vetëm humbje.

Pse?

Trupit total i mungon një pjesë. Diçkaje të përgjthshme kurrë të mirë.

Angela Merkel?

Aktualisht i vetmi person që mund të ngrejë Europën.

Aleksandar Vučić

Një djalosh i jashtëzakonshëm.

Serbia?

Një armik i këndshëm

Kosova?

Territor dhe shpirt shqiptar.

Droni në Beograd?

Një argëtim i keq dhe pa shije.

Shqipëria e Madhe?

Një mit i dale mode nga një kohë e shkuar.

Politika kundër artit?

Politika është lufta ime. Arti, dëshira dhe lutje. Kjo nuk i përzjen, por i plotëson.

Shtëpitë e lyera në Tiranë?

Ajo është një politikë ngjyrash. Me bukurinë mund të bësh gjithçka.

Kryebashkiaku i vitit 2004?

Ky çmim më ka bërë krenar sepse ishte një homazh për punën e bërë në Shqipëri.

Ngjyrat e Edi Ramës?

Çfarë do të thotë?

Cilat janë ngjyrat e preferuara?

Ngjyrat janë përkufizimi im për jetën. Në këtë drejtim janë të nevojshme dhe i përdor të gjitha.

Artistët që të kanë goditur?

Paolo Uccello. Rembrandt. Paul Klee. Marcel Duchamp.

Pikturon kalendar?

Lutjet e mia.

Kryeministër?

Një privilegj i madh. Të zgjidhesh kështu është një mirënjohje shumë e madhe që të jep populli. Në anën tjetër është një përgjegjësi e madhe.

Baba?

Vlen të thuhet se djali apo vajza kanë të drejtë të kundërshtojnë apo prezantojnë një opinion ndryshe.

Basket, Art, Politikë: keni pasur sukses në të gjithë botën

Si ta përkufizoj suksesin? Suksesi është një gjë shumë relative. Shpresoj të jetoj një jetë të mirë. Ai është sukses për mua.

Defektet e tua?

Kam qenë dhe jam keq në matematikë.

Feja?

Katolik.

Më shumë nuk doni të thoni?

Po. Vetëm katolik.

Shqipëria pas 10 vitesh.

Në BE do të ishte parashikimi më i dukshëm. Dua të bëj një përqasje tjetër. Ëndërroj një shqiptar që është mirë dhe zhvillohet pozitivisht. Shoh një vend që lufton për më të mirën dhe jo një vend të mërzitshëm.

Edi Rama pas 10 vitesh.

E imagjinoj veten në një studio me artistë, filozofë, dizajner.. si një ishull të izoluar. Kjo është ëndrra ime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: A do i paguaj gjobën? Do t’i çoj një kastravec 136 milimetër të gjatë!
Arben Ristani dhe Genti Strazimiri në komisariat. Besim Ndregjonit i refuzohet avokati »
Article Logic
Execution time: 0.027409076690674
array(1) { ["section"]=> string(94) "intervista-blic-e-rames-ja-cfare-thote-per-prinderit-pikturen-serbine-shqiperine-e-madhe-27334" }