Intervista e Ramës në “Sky News”: Nuk duam konfederatë, por aspirojmë BE-në (E plotë)

Publikuar tek: politike, më 12:00 27-04-2016 Intervista e Ramës në “Sky News”: Nuk duam konfederatë, por aspirojmë BE-në (E plotë)

Në një lidhje direkte nga Tirana me televizionin “Sky News”, në emisionin politik “Tonight” të Adam Boulton, kryeministri u pyet për debatet që ka ngjallur në Britani deklarata e ministrit të Drejtësisë, Michael Gove, që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Europën e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë.

Intervista e Kryeministrit Edi Rama për Sky News Tonight me Adam Boulton mbi referendumin britanik për të ndenjur apo dalë nga BE:

 

Pyeta sonte Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, nëse i pëlqeu propozimi i Michael Gove për një Aleancë Ballkano-Britanike?

Unë e dëgjova për herë të parë nga dikush në zyrën time dhe në fillim kujtova se ishte shaka, por pastaj kur i hodha një sy tekstit, duke njohur dhe respektuar inteligjencën e z.Gove, u habita. Mu duk e çuditshme që z.Gove po bënte thirrje për këtë lloj konfederate dhe për një model që ne shqiptarëve nuk na pëlqen ta kemi si model të marrëdhënieve me BE-në. Ne duam të jemi pjesë e BE-së, e jo të vuajmë jashtë BE-së kushtet që na imponon kjo lloj situate, ky lloj pozicioni që kemi aktualisht.

 Çfarë ju pëlqen tek BE-ja?

Para së gjithash më duhet të them, me gjithë përulësinë time, nga larg duket shumë e çuditshme që vendi i Ëinston Churchill-it, një nga shoqëritë më të mëdha në Europë dhe në botë, shoqëria britanike, po diskuton nëse duhet të dalë apo të qëndrojë në BE dhe po harron thelbin e debatit, që BE-ja u konceptua dhe ndërtua si një projekt i paqes, sigurisë dhe zhvillimit. Deri tani ajo i ka përmbushur këto tri gjëra për vendet që janë pjesë e saj dhe nëse ka gjëra që nuk po funksionojnë, ato kanë të bëjnë me faktin se projekti është ende i pa përfunduar, nuk ka ende një bashkim vërtet funksional. Në gjykimin tim, kjo nuk do të thotë se projekti i europian është i gabuar dhe nuk ka të bëjë aspak me faktin se BE-ja është një problem.

 Shikoni çfarë i ndodhi vendit tuaj fqinj, Greqisë. Nëse Shqipëria do i bashkohet BE-së, duhet të angazhoheni që një ditë do jeni dhe pjesë e Euros dhe pastaj mund të shtypeni, apo jo?

Po jua thua këtë britanikëve?! Po thua që Greqinë e shkatërroi BE-ja?! Në fakt, e vërteta nuk është kaq e thjeshtë. BE-ja është një forcë shtytëse për reforma. Shiko Ballkanin, shiko vendin tim, shiko Serbinë. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, kjo nuk ndodhi sepse “BE-ja po shkatërronte ekonomitë dhe po shtypte popujt”, por sepse reformat nuk ishin përfunduar ende dhe në procesin e reformave kishte shumë pengesa, shumë luhatje dhe shumë të pavërteta që ata i thanë vetes, me të cilat më pas iu desh të përballeshin.  

 Po diskutojmë gjëra që po fliten në këtë debat dhe që nuk janë opinioni im. Një tjetër gjë për të cilën flitet është se nëse ne qëndrojmë në BE, shqiptarët do vijnë lumë në Angli.

[qesh] Pra, një ditë do keni miliarda e miliarda shqiptarë që do fluturojnë në qiejt anglezë dhe do ju pushtojnë si në ato filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo! Shqiptarët, serbët dhe të tjerë në rajon kanë prej vitesh një regjim pa viza dhe mund të lëvizin lirshëm kudo në Europë, përveç Mbretërisë së Bashkuar. Kështu që, pyesni gjermanët, pyesni francezët, pyesni danezët, pyesni kë të doni nga vendet e tjera më të pasura, nëse i kanë parë qiejt e tyre të nxirë nga shqiponjat shqiptare që shkojnë aty dhe sulmojnë popujt. Kjo është absurde! Është totalisht absurde! Unë nuk arrij ta imagjinoj sesi një shoqëri kaq e mrekullueshme siç është ajo britanike, mund të përfshihet në këto lloj debatesh.​

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mehmeti ngre peshë Kuvendin. Mes lotësh thotë fjalët që s'priteshin: Jam duke vuajtur një traumë nga një goditje jo e vogël! Kjo është dalja ime e parë (VIDEO)
Pasuria, ministri Beqaj përfiton akoma para nga shitja e kompanisë “Intech” »
Article Logic
Execution time: 0.0044639110565186
array(1) { ["section"]=> string(85) "intervista-e-rames-ne-sky-news-nuk-duam-konfederate-por-aspirojme-be-ne-e-plote-38827" }