INTERVISTA/ Nga shishet e qumështit te fotot bardh e zi, ky është koleksionisti që na bën të gjithëve nostalgjikë me zbulimet e rralla

Publikuar tek: kulture-art, më 15:40 29-11-2017 INTERVISTA/ Nga shishet e qumështit te fotot bardh e zi, ky është koleksionisti që na bën të gjithëve nostalgjikë me zbulimet e rralla

Dimri në Korçë nuk ofron vetëm borën, apo serenatat pranë oxhakut të zjarrit. Fare pranë qendrës së qytetit, çdokush që kërkon të dijë për vitet e para ‘90-ës, apo të kujtojë më shumë nga traditat e së shkuarës, ekziston një vend që tregon shumë.

Është fjala për koleksionistin, Mirgen Shamblli, i cili një ambient privat e ka shëndërruar në një hapësirë për të ekspozuar koleksionet e tij, një hobi të cilin e mban gjallë prej 10 vitesh.

 Newsbomb.al e vizitoi nga afër ekspozitën e tij më të fundit, atë të qelqit. Ajo që bie në sy sapo kalon derën e drunjtë ishte renditja sistematike dhe ndarja me shumë fanatizëm e objekteve të vjetra prej qelqi. Ngjyra të ndryshme, forma, objekte nga më të ndryshmet ishin renditur dhe ndarë në disa rafte.

Në një intervistë për newsbomb.al Mirgeni na tregon vështirësitë që ndesh për gjetjen e objekteve të vjetra, nga qelqi, qeramika, lodrat e fëmijëve, bakri, e shumë objekte të vjetra që jetësojnë edhe një herë traditën shqiptare.

Koleksionimi për Mirgenin është një hobi që i shërben edhe kujtesës së shqiptarëve dhe të gjithë atyre që duan ta njohin më mirë traditën e të shkuarën…

24203843_10214689074446811_412670321_n.jpg

 

INTERVISTA 

Mirgen, na tregoni më shumë rreth ekspozitës tuaj më të fundit me koleksionin e qelqit…

Kjo ekspozitë përfaqëson punën e fabrikave shqiptare të qelqit në Korcë, Kavajë dhe Tiranë. Këtu paraqesim objekte që janë prodhuar nga punëtorët gjatë periudhës së diktaturës, duke filluar nga modelet e deri te format e ndryshme. Është një ekspozitë që u shërben të gjithëve, përfshirë trashëgiminë kulturore të popullit tonë.

Si i gjeni gjithë këto objekte?

Është shumë e vështirë për t’i gjetur, por më shumë i gjej duke mi sjellë vetë njerëzit, ngaqë më njohin. Shoh edhe në pazarin e gjerave të vjetra. Kur marr vesh që ka dikush objekte të vjetra, relike shkojmë dhe i kërkojmë.

Cili është objekti më i vjetër që keni gjetur?

Objekte që janë prodhuar që në vitin 1954 në fabrikën e Korcës.

Sa vite keni që i jeni përkushtuar koleksionimit?

Afërsisht 10 vjet.

Pse kjo zgjedhje, çfarë domethënie ka për ju të koleksionosh objekte të vjetra?

Të jesh koleksionist veçse e kam hobi, më pëlqen të njihem edhe me historinë e tyre. Me ka lindur krejt natyrshëm dëshira për të koleksionuar. Koleksionoj edhe pullat, dokumente të ndryshme, fotografi bardh e zi, qeramikë, kocka, bakër etj.

A janë shqiptarët të interesuar?

Po, janë të interesuar, mes tyre ka edhe të rinjtë.

Kush është objekti më interesant që keni gjetur?

Të gjitha, koleksioni i qelqit, pullat. Shishet e qumështit më kanë pëlqyer, se ato më kanë pëlqyer gjithmonë. Nga fotografitë me pëlqejnë ato të realizuar bardh e zi gjatë në viteve të komunizmit, foto në plazh, ose grupe të rinjsh.

Sa zgjat kjo ekspozitë?

Zakonisht i mbaj nga dy javë, por kjo varet nga interesi. Dua të aplikoj për projektet e ministrisë për mundësi financimi pasi dua të publikoj një katalog për prodhimet e qelqit.

Pas qelqit, cila është ekspozita e radhës?

Dua të kem ekspozitën time në dru, punimet në alabastër, prodhime shqiptare të ndërmarrjes artistike etj. 

 

24205112_10214689078006900_304928507_n.jpg

24204777_10214689078126903_757944223_n.jpg

24204774_10214689075886847_266833206_n.jpg

24172639_10214689075326833_747127544_n.jpg

24251716_10214689074886822_653586042_n.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Media e huaj merr shembull Shqipërinë : Pesë gjerat që zviceranët duhet të mësojnë prej shqiptarëve
I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule... »
Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705
array(1) { ["section"]=> string(139) "intervista-nga-shishet-e-qumeshtit-te-fotot-bardh-e-zi-ky-eshte-koleksionisti-qe-na-ben-te-gjitheve-nostalgjike-me-zbulimet-e-rralla-101237" }