Intervista/ Paula Jaku, bukuroshja tregon pasionin për modën dhe futbollin ­

Publikuar tek: sport, më 17:17 17-07-2016 Intervista/ Paula Jaku, bukuroshja tregon pasionin për modën dhe futbollin ­

Paula Jaku është një ndër futbollistet më simpatike në Shqipëri.

Bukuroshja luan si mesfushore dhe është pjesë e kombëtares U­19. Përveç talentit, vajza nga Shkodra është një vajzë e bukur, ku hiret e saj nuk mund të fshihen.

Ajo është e dashuruar me futbollin, ndaj është pjesë e këtij sporti. Jaku është pjesë e skuadrës së babait të saj, Juban Danja në Shkodër. Gjithashtu ajo ka pasur në skuadër edhe motrën e saj Emanuelën.

Futbolli e ka ndihmuar Paulën që të mbajë trupin në një formë për t’u admiruar, ku nuk mund të ngelte pa u vënë re edhe nga njerëzit e modës. Në këtë mënyrë bukuroshja merret edhe me botën e modës, teksa pozon për një kompani të kësaj fushe.

Por vajza shkodrane është shumë më e apasionuar pas futbollit, ku në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer, si lindi dëshira e saj për futbolliste, kush ishte iniciatori që e mbështeti dhe çfarë mendon ajo për të ardhmen.

1­ Si e ka nisur Paula Jaku futbollin?

Fillimet ishin në shkollë pasi luaja shumë futboll me djemtë. Më pas babai im krijoj ekipin e parë ku unë isha vetëm 10 vjeçe dhe fillova të aktivizohesha me vajzat e moshave të mëdhaja. Më pas 12 vjeçe ka qenë ndeshja e parë zyrtare, e cila ishte e organizuar edhe nga FSHF­ja.

2­ Kush ju ka frymëzuar?

Frymëzimi ka qenë babi im, i cili nuk u ndal në asnjë momente të na përkrahte si mua dhe motrën time Emanuelën.

3­ Babai juaj është themelues i futbollit të femrave në Shqipëri, si ndjehet Paula?

Ndihem shumë krenare, pasi te jesh i pari në Shqipëri për futbollin e femrave nuk është gjë e vogël dhe të mendosh që nga një ekip i vogël që krijoi babai im, sot ne kemi dhe kombëtaren e Shqipërisë për femra.

4­ Luani me Kombëtaren, ke rastisur të jesh në fushë me motrën më të madhe?

(Qesh) Po, më ka ndodhur në një përballje mes kombëtareve A dhe U­19, ishte eksperiencë e bukur.

5­ Dimë që keni pasion modelingun, çfarë ka të përbashkët me futbollin?

Modelingu me futbollin nuk kanë shumë lidhje me njëra­tjetrën, por gjithsesi mendoj që mbajtja e trupit në formë, që futbolli ta jep këtë mundësi, dhe modelingut i duhet.

6­ Lojtari jot i preferuar kush është?

Patjetër që më i miri në botë, Ronaldo! Përveç se është i bukur, (qesh) s’ka lidhje me pozicionin tim në fushë është, është lojtar shumë punëtor dhe mbi të gjitha një person shumë human.

7­ Në shkollë për çfarë studion?

Unë studioj për edukimin fizik, ku e kam paralel me futbollin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtohen kërkesat për golshënuesin shqiptar të ‘’Champions League’’, Partizani klauzolë të majme
Situata kritike në Turqi, Çikalleshi diferencohet nga ngjarjet »
Article Logic
Execution time: 0.060617923736572
array(1) { ["section"]=> string(78) "intervista-paula-jaku-bukuroshja-tregon-pasionin-per-moden-dhe-futbollin-46889" }