INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Flet Denisi, talenti që mbështeti i madhi Rexhep Çeliku: Marrëdhënia ime me profesorin, takimi i fundit me të (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:41 14-01-2018 INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Flet Denisi, talenti që mbështeti i madhi Rexhep Çeliku: Marrëdhënia ime me profesorin, takimi i fundit me të (E PLOTË)

“Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, valltari fluturues që padyshim ka ngritur peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve me vallet e tij, është padyshim humbja më e madhe që shqiptarët përjetuan.

Ditën e djeshme newsbomb.al publikoi një video të viti 2007, në të cilën një djalë i vogël i quajtur Denis, pasi fitoi çmimin, në mënyrë emocionuese i dhuroi lule profesorit dhe i dedikoi kërcimin. Stafi ynë ka mundur të kontaktojë me Denisin,i cili është një djalë i rritur tashmë dhe shprehet mjaft i tronditur për vdekjen e profesorit të tij.

Sot jeta e Denis Lek Gegaj ka marrë një rrjedhë tjetër, ai është shkëputur nga vallja popullore dhe jeton jashtë Shqipërisë. Por kurrsesi nuk e ka harruar njeriun që e mësoi të kërcente aq bukur vallet çame.

“Më tha do bëhesh valltar i madh, ishte si pjesëtar i familjes për mua”- shprehet Denisi në një intervistë eksluzive për Newsbomb.al. Valltari që i ka dedikuar kaq shumë valle Mjeshtrit të Madh tregon raportin me profesorin, si i dha premtimin për tu bërë valltar dhe çfarë i thoshte gjithmonë.

Intervistoi: Klesjana Omeri

Përshëndetje Denis! Më tregoni pak për njohjen tuaj me profesorin, marrëdhënien që keni pasur?

-Për herë të parë jam njohur në festivalin çam që është bërë në Sarandë. Pasi më pa teksa performoja kisha fatin e madh që më tha se do vish në Tiranë, dhe do bëhesh një valltar i madh. Isha shumë i vogël kur e kam njohur, por ai më mësoi teknikat e valleve dhe shumë gjëra të tjera. Më pas unë fitova shkollën e baletit. Kisha dhe profesorë të tjerë, pasi profesori jepte shume koncerte jashte vendit dhe detyrohej të lëvizte shumë. Për mua ka qënë si një pjestar i familjes.

Në një video të 2007-ës, publikuar nga newsbomb.al ju i dedikoni një valle çame profesorit dhe i dhuroni lulet në fund. Çfarë ju tha në ato momente profesori?

-Vetëm faleminderit. Isha skuqur në fytyrë nga emocionet. Atë e kisha “frikë” dhe e doja shumë njëkohësisht. Donte që të ishe strikt në punën që bëje.

- Kur keni kontaktuar për herë të fundit dhe çfarë ju ka thënë?

Para dy viteve kemi folur tamam, sepse unë vazhdova të jetoja jashtë, por kemi mbajtur kontakte. Më vjen keq që nuk munda ta takoja më shpesh, ishte idhulli im.

-Vazhdoni të ndiqni ëndrrën që profesori kishte për ju,  për tu bërë valltar i madh?

-Aktualisht nuk merrem shumë me valle se jetoj dhe jashtë Shqipërisë, merrem me balet modern, por ndonjëherë marr pjesë dhe në festivale folku, për të vazhduar disi ëndrrën.

-Cila ishte këshilla që të jepte gjithmonë?

- Ajo çfarë më ka mbetur në mendje është momenti që po kërceja një valle çame, por më parë kisha performuar një valle kosovare. Vallja kosovare kërcehet pak egër dhe fillova të kërcej dhe vallen çame në këtë mënyrë. Në ato momente profesori më thotë: “Mos harro, çdo valle ka emocionin e saj, stilin, teknikën, prandaj bëjmë edhe ndarjen. Kot nuk i quajmë valle kosovare ose çame”. Ishte me kuptim.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elona Agolli, vajza e Dritëroit publikon perlën: Para largimit...
Diaspora shqiptare në SHBA, Auron Tare tregon kush është nivicioti që hapi shkollën e parë shqipe në Nju Jork »
Article Logic
Execution time: 0.004706859588623
array(1) { ["section"]=> string(142) "interviste-eksluzive-flet-denisi-talenti-qe-mbeshteti-i-madhi-rexhep-celiku-marredhenia-ime-me-profesorin-takimi-i-fundit-me-te-e-plote-106522" }