Intrigat dhe prapaskenat e kërkesës së Metës për ndryshime në qeveri

Publikuar tek: politike, më 20:25 09-10-2015 Intrigat dhe prapaskenat e kërkesës së Metës për ndryshime në qeveri

Ndryshimet në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama kanë qenë temë kryesore në mediat shqiptare ditët e fundit, por, sipas këtyre lajmeve, ministritë që kryesisht preken nga këto ndryshime janë ato të LSI-së, partisë së drejtuar nga Ilir Meta.

Ministria e Integrimit, Ministria e Transporteve dhe ajo e Bujqësisë janë më të përfolurat në të cilat supozohet se do të ketë lëvizje. Sot, ka qenë JavaNews ajo që ka publikuar dy ndryshimet që sipas saj pritet të ndodhin në qeveri dhe sërish bëhet fjalë për Integrimin dhe Bujqësinë.

Vangjel Tavo do të shkojë tek Integrimi, ndërsa Petrit Vasili emërohet në krye të Bujqësisë shqiptare shkruante portali, pjesë e të cilit është edhe një prej personave më të afërt të Ilir Metës, analisti Lorenc Vangjeli.

Por çfarë fshihet pas këtyre aludimeve gjithnjë e më të shpeshta? Burime bëjnë të ditur se Tavo ka mohuar se ai mund të marrë drejtimin e Ministrisë së Integrimit, pasi e konsideron veten më shumë pro-amerikan sesa pro-europian dhe për më tepër, nuk është i përgatitur sa duhet për çështjet që kjo ministri mbulon.

Ndërkohë, një tjetër ministër, ai i Transporteve, Edmond Panariti njihet si një nga aleatët më të mëdhenj të Metës brenda partisë së tij. Ata kanë drekuar sot së bashku në një prej restoranteve në kryeqytet dhe mësohet se Meta e ka këshilluar ministrin e tij për punët e javës së ardhshme.

Duke qenë se këto ndryshime kanë pak gjasa të ndodhin, atë herë qëllimi i Metës pritet të jetë diku tjetër. Ndoshta e gjith kjo mund të jetë një “test” për partinë e tij, për të parë se si reagon ajo ndaj emrave që përfliten si ministrat e ardhshëm të Shqipërisë, ose shigjetimi i këtyre dy ministrive ka si objektiv një tjetër dikaster, akoma më të rëndësishëm, siç është Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri.

Emri i Tahirit është më i përfoluri nga mediat se do të preket nga këto ndryshime, ndonëse ai është një prej ministrave më të preferuar të kryeministrit Rama.

Gjithsesi, burime pranë kreut të Kuvendit deklarojnë se ndryshimet e përfolura janë skupe mediatike dhe se të tilla nuk do të ketë, për më tepër që edhe Rama është kundër ndryshimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Shqipëria digjet nga korrupsioni, kryepërgjegjësi na bën leksione futbolli e tifozerie
Ben Blushi: Rama u mburr me humbjen e Kombëtares, gjeti lavdi në disfatë »
Article Logic
Execution time: 0.021771907806396
array(1) { ["section"]=> string(74) "intrigat-dhe-prapaskenat-e-kerkeses-se-metes-per-ndryshime-ne-qeveri-22751" }