Inva dhe Elena, çfarë i bashkon dy zonjat në një mbrëmje gala me sharm francez

Publikuar tek: kulture-art, më 20:35 14-12-2017 Inva dhe Elena, çfarë i bashkon dy zonjat në një mbrëmje gala me sharm francez

Inva Mula, sopranoja me famë botërore dhe Elena Kadare, shkrimtare dhe bashkëshorte e një ndër penave më të mëdhaja në Shqipëri, Ismail Kadare, janë gjendur bashkë në një event jo shumë të zakontë.

Eshtë fjala për dekorimin në emër të mbretërisë me Kordonin e Madh të Urdhërit Mbretëror të Skënderbeut për biznesmenin shqiptaro-francez Julien Roche nga ana e pretendentit për fronin mbretëror në Shqipëri, Princi Leka.

Nuk dihet se në ç’mënyrë ky urdhër njihet aktualisht nga Republika e Shqipërisë, por kjo mbrëmje është shoqëruar me sharm francez edhe nga dy zonja që jetën e tyre në këto kohë demokracie, e kanë ndarë mes Francës dhe Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet misteri 500-vjeçar i Vatikanit, gjenden pikturat e rralla
»
Article Logic
Execution time: 0.24380803108215
array(1) { ["section"]=> string(84) "inva-dhe-elena-cfare-i-bashkon-dy-zonjat-ne-nje-mbremje-gala-me-sharm-francez-103106" }