Inva Mula: Ambasadoren shqiptare e ftova në shfaqje, më tha 'nuk kam kohë'

Publikuar tek: kulture-art, më 21:10 22-09-2017 Inva Mula: Ambasadoren shqiptare e ftova në shfaqje, më tha 'nuk kam kohë'

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula ka rrëfyer për emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili  në ‘Neës24’ për karrierën, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet familjare.

Inva Mula tha se institucionet dhe ambasadat shqiptare në botë duhet të bëjnë më shumë për promovimin e artit.

Inva Mula tregoi edhe një rast, kur ftuar ambasadoren shqiptare në një shfaqje në Spanjë, por ajo i ka thënë se nuk ka kohë, ndërkohë që në shfaqej ishte edhe mbretëresha e vendit.

“Në një opera në Spanjë unë kam pasur shfaqje dhe kam ftuar ambasadën dhe ambasadoren që ka qenë në atë moment dhe më ka thënë nuk kam kohë.

Ndërkohë që ishte mbretëresha e shtetit prezente. Por ka pasur edhe raste kur ambasadori shqiptar është bërë miku im më i mirë dhe ka ardhur. Por është individuale dhe nuk ka qenë në program. Unë mendoj se ambasadat duhet ta kenë në program të veçantë, pasi është në ndihmë të imazhit të vendit promovimi”, ka rrëfyer sopranoja e famshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inva Mula rrrëfen momente tronditëse në skenë: S’e kuptoj si më ndodhi një gjë e tillë, kisha frikë…
A është ndarë me Ethem Ramadanin? Ja si përgjigjet Inva Mula »
Article Logic
Execution time: 0.017256021499634
array(1) { ["section"]=> string(76) "inva-mula-ambasadoren-shqiptare-e-ftova-ne-shfaqje-me-tha-nuk-kam-kohe-93340" }