Inva Mula duartrokitet në Zvicër, hap festivalin “Majat e Muzikës”

Publikuar tek: kulture-art, më 21:17 04-02-2015 Inva Mula duartrokitet në Zvicër, hap festivalin “Majat e Muzikës” Sopranoja shqiptare Inva Mula duke performuar perpara publikut zviceran

Inva Mula u mirëprit dhe u duartrokit nga publiku zviceran në Gstaad të Zvicrës në 30 janar, ndërsa ishte e ftuara e nderit e hapjes së festivalit “Les sommets musicaux”.

“Turma e spektatorëve që mbushi sallen atë mbrëmje, perceptonte në ajër emocionin e madh që shpërndante interpretimi i rrallë i sopranos Inva Mula, ku shquhej një ëmbëlsi pothuajse mbinatyrore, një delikatesë linjash melodike, tone të lehta dhe të gjalla me të cilat vishte çdo frazë muzikore, intonacione të pastra e tepër të qarta, teknikë të përsosur vokale si dhe një performancë skenike të matur dhe tepër të rafinuar” shkruan Edlira Dedja si dëshmitare e këtij koncerti kur ka parë live sopranon shqiptare me famë botërore.”Inva Mula, përveç performances së saj muzikore, ofron edhe një ndjenjë të pashpjegueshme që buron nga eleganca e saj në interpretim dhe në jetë, nga mënyra se si qëndron e leviz në skenë, nga mënyra se si i shqipton fjalët, nga të gjitha këto cilësi që e bëjnë të veçantë e mbresëlënëse për të gjithë spektatorët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur” shkruan Dedja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komani/ OST: Ende nuk është vendosur asgjë, kompetencë e qeverisë
Agron Vula, shpallet "montazhieri më i mirë" në festivalin e Brazilit »
Article Logic
Execution time: 0.020793914794922
array(1) { ["section"]=> string(68) "inva-mula-duartrokitet-ne-zvicer-hap-festivalin-majat-e-muzikes-2351" }