Inva Mula ngre Prishtinasit në këmbë me Valsin Hyjnor për Nënë Terezën

Publikuar tek: kulture-art, më 17:00 06-09-2015 Inva Mula ngre Prishtinasit në këmbë me Valsin Hyjnor për Nënë Terezën Inva Mula gjate interpretimit te djeshem ne Prishtine ne aktivitetin per 105 vjetorin e Nene Terezes

“Valsi hyjnor”, krijojë një natë hyjnore, një natë ku u shënua edhe një datë tjetër historike për gjithë kombin shqiptarë. Ishte ky himni i Nënës Terezë, e cila nga të pranishmit që ishin në një numër shumë të madh u quajt edhe nëna e gjithë botës. Ky himn u interpretua nga sopranoja me famë botërore, Inva Mula, ku për të nderuar nënën më humanitare në botë që dhuroi dashuri për të gjithë, pa dallim feje, race, etniciteti, përgjatë 6 minutave të interpretimit të gjithë qëndruan në këmbë. 

“Figura e Nënë Terezës është një figurë kaq e madhe bashkë me veprën e saj, sa ne kishim një përgjegjësi e cila secilën ditë shtohej dhe na bënte të ndjehemi shumë krenarë e poashtu një detyrë shumë e madhe ishte që ta kryenim këtë proces. Sot ishte interpretimi zyrtar i kësaj vepre dhe mendoj që do të luhet disa herë, ku edhe publiku do ta njohë e do ta merr me vete”, u shpreh për KultPlus, Inva Mula e cila vazhdoi të thotë se ky ishte një emocion shumë i madh për të gjithë ne.

Nuk ishte vetëm himni që u interpretua gjatë kësaj mbrëmje, ishte një koncert që mblodhi rreth vetës shumë artistë nga mbarë trojet shqiptare të cilët padyshim ngjallën shumë emocion tek audienca që përcilleshin nga dirigjenti Bujar Llapaj. Fillimisht interpretoi baritoni, Gëzim Myshketa, më pastaj kishim një recitim shumë emocionues nga Xhevat Limani, interpretoi sopranoja Adelina Paloja, sopranoja Besa Llugiqi, tenori Armalod Klogjeri dhe recitim nga Tinka Kurti. Poashtu Filarmonia e Kosovës luajti veprën e Karl Jenkins “Njeriu me armë-mesh për paqe”, me dirigjent Baki Jasharin.

/Kult Plus/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Statuja e mistershme prej druri më e vjetër se piramidat (Foto-Video)
“Ungjilli i gruas së Jezusit” mund të jetë origjinal, dalin fakte të reja »
Article Logic
Execution time: 0.020349025726318
array(1) { ["section"]=> string(76) "inva-mula-ngre-prishtinasit-ne-kembe-me-valsin-hyjnor-per-nene-terezen-20108" }