Inva Mula sërish në skenën e Teatrit Kombëtar, këtë herë si regjisore

Publikuar tek: kulture-art, më 15:30 26-03-2015 Inva Mula sërish në skenën e Teatrit Kombëtar, këtë herë si regjisore

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula do të ngjitet sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Përveç rolit të saj si soprano, këtë herë ajo vjen si regjisore e operas italiane “Pagliacci” e cila do të prezantohet në TKOB në maj.

“Pagliacci” është një prolog me dy akte me muzikë dhe libret të shkruar nga Ruggero Leoncavallo. Lajmi u bë publik nga drejtori i Teatrit të Operas, Ilir Kerni. Ky konfirmim vjen nga Kerni gjatë provave të tij në baletin “La Sylphide” me rol si koreograf dhe do të prezantohet në TOKB më datat 27 dhe 28 mars në orën 19:00. 

“La Sylphide” është një balet romantik me dy akte e koreografi origjinale të Filippo Taglioni-t dhe një version të August Bournoville që është dhe versioni më i vjetër i mbijetuar në balet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia dhe Shqipëria konferencë për studimet gjuhësore dhe kulturore
95 vjet Parlamenti i parë shqiptar, Meta: Të ruajmë etikën, të tregojmë që jemi pasues të denjë »
Article Logic
Execution time: 0.021576166152954
array(1) { ["section"]=> string(73) "inva-mula-serish-ne-skenen-e-teatrit-kombetar-kete-here-si-regjisore-7009" }