Inva Mula, sopranoja e parë shqiptare që këndon në Beograd? Tole "zbulon" Tefta Tashko Koçon

Publikuar tek: kulture-art, më 07:09 22-05-2016 Inva Mula, sopranoja e parë shqiptare që këndon në Beograd? Tole

Diva e muzikës operistike, Inva Mula do të bëhet e para shqiptare e cila këndon në Teatrin Kombëtar të Beogradit.

Sopranoja do të interpretojë personazhin e Mimit, në “La boheme-n” e Giacomo Puccinit. Mula do të shkelë në skenë si e ftuar speciale më datë 25 maj dhe interesi për ta ndjekur është i jashtëzakonshëm. 

Por sakaq, studiuesi Vaso Tole, kujton se në rastin e këndimit në Beograd, roli i parë i Mimi-së nga opera La Boheme e Puçinit është interpretuar nga Tefta Tashko Koço. Tole përkthen në shqip edhe një artikull të "Gllas" për vizitën e saj në operën e Beogradit nëntor 1945, me titullin: Vizita e artistes shqiptare Tefta Koço në operën e Beogradit. Ja çfarë shkruhej për soprano shqiptare: “Tefta Tashko Koço, antifashiste e shquar shqiptare që ka kryer edukimin muzikor në Francë (diplomuar në Konservatorin e Parisit) këndoi në Operën e Beogradit rolin e Mimi-së nga “Bohème” e Puçinit, ku paraqitet parisienia e varfër, e qetë dhe e sëmurë. Audienca operistike e kryeqytetit të Jugosllavisë së lirë e demokratike, pikërisht të nesërmen e zgjedhjeve për kuvendin kushtetues, ende në gjendje solemne e shpirtërisht krenare, priti me dashamirësi e ngrohtësi artisten e një populli të dashur e të afërt, që sot është gjithashtu një vend i lirë Ballkanik, artisten e Shqipërisë. Kështu, në saje të cilësive të dallueshme artistike të vizitores, ajo mbrëmje operistike mori vetvetiu një shkëlqim fisnik, simbol ky i afrimit kulturor dhe lidhjeve gjithnjë e më të afërta shpirtërore midis dy popujve Ballkanikë. Tefta Koço është soprano lirike me shkollë të përsosur, timbër të qartë e të shëndoshë, intonacion të pastër si kristali. Vibracionet natyrore të këtij zëri të natyrshëm, me intensitet të lartë e tingëllim të ngjeshur, e bëjnë atë të përshtatshëm për këtë vepër lirike me karakter të thellë e serioz (pa atë lloj elaborimi të vetive të saj natyrore, ajo nuk do mund t’i afrohej rolit të Mimi-së). Me një teknikë të përsosur vokale, veprime të matura e frazim plot shije, Tefta Koço, arrin një shkallë bindëse në shtjellimin e saj vokal e artistik, duke transmetuar me finesë rolin shprehës të Mimi-së. Me gjeste shumë të përmbajtura, të qeta e delikate, duke ruajtur gjithnjë me kujdes karakterin liriko-tragjik të rolit, Tefta Koço, me mjetet e saj artistike, shpalosi një krijim operistik të përpunuar me shumë kujdes në përputhje të plotë stilistike, me karakterin kryesor të partiturës puçiniane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merita Halili, këngëtarja shfaqet me zë magjik në këngën “Sa bukur na ka dalë nusja” (VIDEO)
Skulptura gjigande e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.023274183273315
array(1) { ["section"]=> string(94) "inva-mula-sopranoja-e-pare-shqiptare-qe-kendon-ne-beograd-tole-zbulon-tefta-tashko-kocon-41147" }