Investigimi: Ja sa lehtë mund të bien fëmijët shqiptarë në rrjetën e pedofilëve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:35 11-02-2019 Investigimi: Ja sa lehtë mund të bien fëmijët shqiptarë në rrjetën e pedofilëve

Jeta e minorenëve është e rrezikuar në çdo moment, pasi të panjohur në rrjete sociale (që shpesh janë pedofilë), i joshin në menyra të ndryshme derisa t’i fusin në kurth.

Emisioni “Boom” ra në gjurmët e një aplikacioni "Grindr", që ka një përdorim të gjerë nga meshkujt.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga kushdo që ka një smartphone .

Boom pas një investigimi  disa ditor, arriti në përfundimin se ky chat përdoret masivisht edhe nga pedofilët .

Boom aktivizoi një profil të rremë, ku në të dhënat e dukshme shënoi  ndër të tjera “jam 14 vjec , "I’m 14"  dhe menjëherë kërkesat për chat ishin të shumta dhe të cuditshme . Përdoruesit e këtij chati  filluan interesimin e tyre duke kërkuar të dhëna  të ndryshme  mbi preferencat seksuale të të miturit, ndonjë histori personale, foto intime. Shumë prej tyre shfaqën dëshirën për t'u takuar , pa marrë parasysh fare moshën e mitur të bashëbiseduesit.

Emisioni investigativ "BOOM" publikoi vetëm disa nga rastet e zbuluara gjatë investigimit.

Ja disa nga bisedat e zhvilluara:

Një shtetas i huaj 55 vjeçar (me banim në Tiranë) kërkoi të kishte marrëdhënie intime me një djalë 16 vjeçar.

I huaji: Ç'kemi vëlla?

I mituri: Ç'kemi? Si je ti ? Unë jam 16. Sa vjeç?

I huaji: 55. Mirë , unë e di se si mund të të bëj ty të lumtur.

I mituri : Si?

I huaji : Nëse ne do takohemi , do ta mësosh.

I mituri: Kështu që ... ti nuk e ke problem moshën time?

Pedofili: Jo.

TAKIMI

I huaji: Atëherë , sa vjeç je ti ?

I mituri : Unë jam 16

I huaji: Dëshiron të shkojmë tek apartamenti im apo do të qëndrojmë këtu, sepse është ftohtë

( i prek gjurin me këmbë ).

Të pëlqejnë disa puthje? Hera e parë është eksituese.

I mituri :  Më pëlqen realisht  kur thua nuk ka problem, ok je 16 vjeç, s’ka problem sepse ka disa që thonë je i vogël..E tmerrshme!

I huaji: Epo, rëndësi ka të paktën që nuk je i vogël në mendje.

Do të të pëlqente të putheshe?

I mituri : Tani ?

I huaji: Jooo. Nesër!

Në të gjithë trupin ,jo vetëm këtu dhe këtu …Shumë ngrohtë.

SMS PAS TAKIMIT

I huaji: Kevin, më tërhoqe shumë. Mezi po pres të të takoj nesër.

I mituri: Ti dëshiron të më takosh mua kaq shpejt?

I huaji: Unë dëshiroj  nxehtësinë e trupit tënd.

Ndërsa një 47 vjeçar nga Tirana tentoi të abuzonte seksualisht që në takimin e parë me djalin e mitur.

I mituri : Jam këtu unë te një dyqan me fruta -perime.

47 vjeçari: E di mo e di të kam parë. Shiko, ec drejt më poshtë , majtas ke një tunel , futu aty.

I mituri : Nuk futem në tunele unë ,  hajde më merr këtu.

47 vjeçari: Po kapuçin? Pse e ke vënë kapuçin? Nuk e heq dot kapuçin ti? Më ngjan si i maskuar me atë kapucin ti. Ashtu më trembe ti mua.

I mituri : Sa kam bërë dush.

47 vjeçari: Paske bërë  bërë dush ëëëëëëëë? Kalo rrugën këtëj .

TAKIMI

I mituri: Ku do vemi?

47 vjeçari: Për vrap nga liqeni. Si për andej je veshur ti, për nga liqeni.

I mituri : Mua më vjen mirë për një gjë që nuk e kishe problem moshën se thonë ca "u qënke i vogël".

47 vjeçari: Aaaa po i vogël je ti.

I mituri : Këtej qënka më ftohtë se është Lana afër.

47 vjeçari: Aty do futemi ne. As pesë minuta .

S’ke ndonjë foto aty ti se mirë atje nuk i coje.

I mituri: Unë s’mbaj kshu . Ca fotosh do ti? Nudo mo?

47 vjeçari: Po. Ti ta heq trurin fare ti .

I mituri : Ku do shkojmë këtej ?

47 vjeçari: Shkojmë në ndonjë vend këtej  të fus duart njëcik unë ty.

I mituri: Ouuuu . Që sot mo?

47 vjeçari: Eee. Mbas eksperiencës vjen preferenca

3.jpg

2.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0047571659088135
array(1) { ["section"]=> string(85) "investigimi-ja-sa-lehte-mund-te-bien-femijet-shqiptare-ne-rrjeten-e-pedofileve-152410" }